Skip to content
28 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Sport

Argjentina fitoi Botërorin “Qatar 2022” në futboll, shifrat marramendëse të dollarëve që marrin ekipet nga FIFA

ShkodraWeb 1 month ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

97

Kanë mbetur vetëm katër ditë që topi të rrokulliset në Katar. Të dielën e 20 nëntorit, në orën 17:00, do të fillojë Botërori me ndeshjen hapëse mes ekipit pritës të Katarit dhe Ekuadorit. Por do të jenë gjithsej 32 skuadra që do të garojnë për fitoren e Kupës së Botës.

Futbollistët do të jenë protagonistët kryesorë të këtij Botërori. E megjithëse ka shumë dyshime për këtë ngjarje, një pjesë e madhe e publikut pyet veten: sa do të fitojnë lojtarët e Botërorit “Katar 2022”? Sa para do të shpërndajë FIFA?

FIFA ka njoftuar kompensimin për klubet, që do të kontribuojnë me lojtarë në Kupën e Botës “Katar 2022”. Ajo do të shpërndajë më shumë se 200 milionë dollarë mes klubeve që huazojnë lojtarët për ekipet kombëtare që do të luajnë në Kupën e Botës “Katar 2022”. Në total, njësia më e lartë e futbollit botëror, do të ndajë 440 milionë dollarë amerikanë, me një maksimum prej 370.000 për lojtar.

Po ashtu, në deklaratë bëhet e ditur, se këtë kompensim do ta marrin edhe të gjitha klubet në të cilat kanë luajtur futbollistët në dy vitet para këtij Botërori. Pas Kupës së Botës në Rusi në vitin 2018, nga programi i FIFA-s përfituan gjithsej 416 klube nga 63 vende.

Sa para merr kampioni i Kupës së Botës në “Katar 2022”?

Çmimi i FIFA-s për kampionin është vendosur në 42 milionë dollarë, shifra më e lartë ndonjëherë për një Kupë Bote. Ky moment historik deri më tani i përkiste Francës, e cila për titullin e saj në Rusi 2018 kishte marrë 38 milionë dollarë.

Fituesi i Kupës së Botës: 42 milionë dollarë (më shumë se 40 milionë euro).

Skuadra klasifikuar e dyta në Botëror: 30 milionë dollarë (gati 29 milionë euro).

Ekipi i renditur i treti: 27 milionë dollarë (gati 26 milionë euro).

Skuadra e katërt: 25 milionë dollarë (gati 24 milionë euro).

Ekipet e klasifikuara nga vendi i 5-të në të 8-të: Nga 17 milionë dollarë për ekip (më shumë se 16 milionë euro); 68 milionë në total.

Ekipet e klasifikuara nga vendi i 9-të në të 16-të: Nga 13 milionë dollarë për ekip (pothuajse 12.5 milionë euro); 104 milionë në total.

Ekipet nga vendi i 17-të deri në të 32-tin: Nga 9 milionë dollarë për ekip (pothuajse 8.5 milionë euro); 144 milionë në total.

Siç ka deklaruar FIFA, shuma prej 10 mijë dollarësh në ditë, shumëzohet me numrin e ditëve që çdo futbollist qëndron në Kupën e Botës, duke llogaritur nga dy javë para ndeshjes hapëse dhe një ditë pas ndeshjes së fundit të skuadrës së tij. Më pas, shuma totale për lojtar u shpërndahet klubeve, në të cilët lojtari ishte regjistruar gjatë dy viteve të fundit para Kupës së Botës.

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: OPINION – Oboti i rrethuar nga uji dhe tre gra shtatzëna, prej tre vitesh një mami’ e licensuar nuk punësohet…
LAJM PAS: EMRAT – FIFA shpall më të mirët e “Qatar 2022”, janë të gjithë argjentinas dhe francezë fituesit individualë…

TË FUNDIT

“Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…
  • Aktualitet

“Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…

4 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)

7 hours ago
“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • Kryesore

“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…

8 hours ago

TË FUNDIT

  • “Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…
  • MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)
  • “Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…

TË FUNDIT

“Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…
  • Aktualitet

“Projekti i rrugës nuk i ka dhënë një zgjidhje të plotë bllokimit nga rënia e orteqeve”, Benet Beci flet për rrugën Qafë Thore- Theth…

4 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)

7 hours ago
“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • Kryesore

“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…

8 hours ago
MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

10 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.