![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2023/04/arbana-osmani-bbvip-2023-1024x536.jpg?x28643)
Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar për herë të parë pasi Ledion Liço i zuri vendin e prezantueses së Big Brother Vip, pasi ajo moderoi spektaklin për dy sezone, mes zërave për një prishje të miqësisë mes tyre.
Prezantuesja ka shuar “zërat” se ka hatërmbetje mes saj dhe Ledion Liços teksa në mesazhin për moderatorin iu drejtua si “miku i vjetër”. Ajo i ka uruar suksese në moderimin e BBV3, që starton mbrëmjen e sotme.
“Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite me rradhë. Përjetë falenderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim te unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sares me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me rradhe duke bërë bashkë gjithë familjen.
Shume suksese sonte mikut tim te vjeter @mr.ledionlico i dhe gocave te mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you’ll do great, as always:) E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për te gjithë vleresimin dhe dashamiresinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua!”, shkruan Arbana Osmani.