Skip to content
16 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Antraksi”, semundja e rrezikshme kalon nga kafshet tek njerezit ne Shqiperi, 4 te prekur

ShkodraWeb 8 August, 2017
antraks
Nga Brikena Metaj
4 vatra të reja plasjeje (antraksi) janë regjistruar së fundmi në Qarkun e Gjirokastrës. Drejtoria e Bujqësisë në këtë qark konfirmon zyrtarisht 14 krerë të imëta të ngordhura si pasojë e kësaj sëmundjeje dhe 4 persona të prekur e të trajtuar në spital. Rastet janë shënuar në fshatin Sukë të Përmetit ku janë infektuar nga kontakti me bagëtinë e sëmurë, 3 persona të njëjtës familje dhe në kullotën e malit të Çajupit ku i prekur ka qenë një 12 vjeçar nga Gjirokastra.
Sipas drejtorit të bujqësisë, Kostandin Rrapi vatrat e reja janë shfaqur në kullotat e cilësuara si problematike dhe vatra të përhershme të kësaj sëmundjeje. Zonat më problematike në Qarkun e Gjirokastrës shënohen në kullotat e Sukës, Çajupit, Golemit, Çepunë dhe Plesat. Sipas shefit të shërbimit të epidemiologjisë, Xhelo Brahimi problematike është konsumimi i mishit të pakontrolluar dhe i therur në kushte shtëpie. Ai pohon se kanë qenë rrugët e ndërmjetme të transmetimit të sëmundjes ato që kanë shkaktuar infektimin me antraks.
Qarku i Gjirokastrës njihet si një nga zonat më problematike të shfaqjes së sëmundshmërisë zonoze ku janë evidentuar jo vetëm raste të sëmundjes në krerë dhe në njerëz, por edhe viktima në njerëz.
Temperaturat e larta të stinës së verës dhe kapaciteti i ulët kullosor janë sipas specialistëve të bujqësisë shkaqet e shfaqjes së vatrave të reja të infeksionit.
Specialistët u bëjnë apel konsumatorëve të tregohen të kujdeshëm në rastet e konsumit të mishit të gjësë së gjallë dhe hospitalizimin e menjëhershëm në rastet e shqetësimeve shëndetësore. Rajoni jugor njihet për numrin e lartë të krerëve ku mbarështohen mbi 380 mijë krerë të imta dhe 20 mijë gjedhë.

Post navigation

Previous: Fati tragjik i dy te rinjeve, humbasin jeten ne aksident 24 ore pas dasmes
Next: Superkupa e Europes/ Publikohen formacionet, Ronaldo e nis nga stoli

TË FUNDIT

fakulteti juridik sekretarja deklarate

DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK

ShkodraWeb 10 June, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 8 qershor 2026…

ShkodraWeb 8 June, 2026
bashkia vau dejes

VIDEO – Bashkia Vau Dejës vijon investimet në rrugët e brendshme të fshatrave, radha e Shkjezës…

ShkodraWeb 12 May, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës… 16 June, 2026
  • “Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit 16 June, 2026
  • “Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet 16 June, 2026
  • EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona 16 June, 2026
  • Investuan para nga burime të paligjshme kriminale, Prokuroria Shkodër dërgon në gjykatë dy shtetas… 16 June, 2026
  • NGA ANTON KOSTERI – Morali, integriteti, dhe individi nuk janë pronë partie, lëreni Marjanën në mandatin e saj 16 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 16 qershor 2026… 16 June, 2026
  • NGA PAUL TEDESCHINI – Edi Rama e preu n’ besë deputeten inelektuale nga Dukagjini Marjana Koçekun 16 June, 2026
  • NGA ROMEO GURAKUQI – Çdo presion për dorëheqje, përbën shkelje të rëndë të ligjit, edhe përgjegjësi penale 15 June, 2026
  • Surpriza më e madhe e Botërorit, debutuesit e Kepit të Gjelbër ndalin në barazim Spanjën pretendente 15 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

rama berisha protesta 2026

OPINION – Si po i sherben pa ose me qëllim protesta kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës…

ShkodraWeb 16 June, 2026
tonin gjuraj unishk 2026

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

ShkodraWeb 16 June, 2026
salianji berisha zgjedhje 2026

“Kambaleci që e mban Ramën në qeveri”, Ervin Salianji thirrje Berishës: Largohu, je pengesa që opozita të vijë në pushtet

ShkodraWeb 16 June, 2026
spak 2025

EMRAT – Trafik ndërkombëtar droge dhe kontrabandë emigrantësh, SPAK dërgon për gjykim 10 persona

ShkodraWeb 16 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.