Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave mbi miratimin e paketës antishpifje, ndërsa thekson edhe njëherë se projekti është dakordësuar edhe me OSBE.
Në Tuiter, në përgjigje të reagimeve kundër paketës, Rama shkruan se ndjen “keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë”.
Reagimi i plotë:
Keqardhje për ata që lirinë e shprehjes e përdorin për t’u ankuar për mungesën e lirisë; për ata që nxjerrin deklarata pa lidhje fare me ligjin e ri; për ata që çirren për diktat imagjinar mbi mediat dhe për të gjithë bashkë që as nuk e kanë lexuar tekstin http://www.parlament.al/News/Index/9800
Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vienës nën drejtimin e Harlemdesir. I falenderoj për kontributin e çmuar dhe angazhimin në vazhdim për aktet nënligjore Antishpifje.