Kombëtarja U-21 e Alban Bushit është mundur thellë nga bashkëmoshatarët e Anglisë. Tre gola të pësuar në “Loro Boriçi” të Shkodrës, një gol i anuluar padrejtësisht nga vijërojtësi dhe mbi të gjitha, një lojë më e mirë i dhanë fitoren anglezëve. Ndeshja e sotme mes Anglisë U21 dhe Shqipërisë U21 tregoi qartësisht një diferencë të thellë mes dy skuadrave. Por në fundin e sfidës, trajneri i britanikëve, Endi Bothroid, zgjodh të shfaqej modest në fjalët e tij për RTSH.
“Nuk mendoja asnjëherë se ishte një ndeshje e lehtë. Shqiptarët luftuan shumë fort në pjesën e parë dhe ishet e ëvshtirë. Në pjesën e dytë ata u dobësuan dhe ne bëmë pak më mirë”, tha fillimisht ai.
I pyetur se çfarë mendimi kishte për kuqezinjtë, ai thuri elozhe për Shqipërinë. “Kanë një trajner të mirë, shihet se janë të organizuar në lojë, ishte e vështirë që të çaheshin. Ishim me fat te ai goli i parë. Por rezultati nuk pasqyron në të vërtetë ndeshjen”, tha Bothrojd.
Shqipëri U21-Angli U21 0-3
22′ Foden, 43′ Galager, 90’+2′ Nelson
Shqipëria U21: Hoxha, Maloku, Mersinaj, Bajrami, Pëllumbi, Mala (46′ Zejnulai), Çokaj (85′ Shehu), Kolaj, Kallaku (85′ Imeri), Xhixha (76′ Qardaku), Sula (60′ Tuci). Trajner: A. Bushi
Anglia U21: Ramsdejl, Panzo (64′ Xhastin), Godfri, Guehi, Xhejms, Dejvis, Uillok (64′ Nelson), Grinud, Gallager, Bruster (72′ Sesenjo), Foden (81′ Eze). Trajner: Eidi Bothrojd.
KV: Mersinaj