VIDEO/ Armando Broja shënon por Kombëtarja U19 mundet nga Beligjika dhe del jashtë garës për kualifikim

Shqipëria U-19, e drejtuar nga Nevil Dede, është mundur me rezultatin 2-1 nga Belgjika U-19, në një ndeshje të vlefshme, për Grupin 4 kualifikues. Kjo humbje e ka nxjerrë jashtë loje për kualifikim Kombëtaren, që pësoi kështu humbjen e dytë, pas asaj me Greqinë.

Kuqezinjtë pësuan dy gola në pjesën e parë, ndërsa në të dytën presuan më shumë, me rezultat të arrijnë të shënojnë në minutën e 77-të, me anë të Brojës, i cili nuk fali para portës.

Minutat e mbetura kuqezinjtë janë munduar të gjejnë golin e barazimit që do t’i mbante në lojë për kualifikimin, por nuk mundën. Një ndeshje më e mirë kjo e zhvilluar nga kuqezinjtë, në krahasim me atë të Greqisë të disa ditëve më parë.

Belgjikë U19- Shqipëri U19 2-1

(Van Der Brempt 10′, De Ketelaere 45+1’/ Broja 77′)

loading...