Skip to content
17 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Analizë
  • Kryesore

ANALIZË – 33- vjetori i PD- së si një mundësi reflektimi për largimin nga “fronti politik” drejt ideologjisë udhëheqëse

ShkodraWeb 11 December, 2023
dy logo pd dhjetor 90

11 dhjetori 1990 apo dita pasardhëse, shënon lindjen e të parës parti opozitare pas rreth 45 viteve diktaturë të egër. Ligjërisht, me vendimin e Ministrisë së Drejtësisë së kohës, Partia Demokratike u regjistrua me 19 dhjetor 1990 dhe u festua me një miting në sheshin e Qytetit Studenti, aty ku Lëvizja Studentore shkrepi shkëndijën e parë të ndryshimeve që pasuan këto 33 vite.

Përtej datës, e cila nga viti në vit, nga dëshmitarë tek dëshmitarët ndryshon. sot 33 vite më pas, duhet një refleksion i thellë lidhur me misionin e përmbushjen e tij nga Partia Demokratike. Situata që pasoi 9 shtatorin 2021, kur Lulzim Basha njoftoi pezullimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD- së në Kuvendin e sapodalë nga zgjedhjet e 25 prillit të atij viti, ka shtuar dilemat.

Edhe themelues, qendrestarë por edhe anëtarë e drejtues të spikatur në vite, janë në mëdyshje: A e përmbushi misionin e vet PD- ja, a ka ardhur momenti që kjo forcë politike të krsitalizohet ideologjikisht, duke prishur “frontin” që i dha jetë në 1990- ën? Nuk ka asnjë dyshim se PD- ja lindi si front politik, natyrshëm pa një ideologji të qartë, përveç dëshirës për shëmbjen apo ndryshimin e sistemit monist 45- vjeçar.

Nga ekstremi i majtë deri tek ekstremi i djathtë, praktikisht pjesa dërrmuese e shoqërisë shqiptare, e kërkonte rrëzimin e sistemit monist. Përpjekja u përmbyll me sukses, edhe nën ndikimin e zhvillimeve ndërkombëtare, ndoshta më të spikaturat, rrëzimi i Murit të Berlinit dhe ekzekutimi i çiftit Çaushesku në Rumani. Sigurisht, brenda Shqipërisë shkëndija ishte Lëvizja Studentore, fillimisht për çeshtje ekonomike, për të vijuar me kerkesën për pluralizëm politik.

Partia Demokratike, ka qeverisur vendin e vetme apo edhe në koalicione- shpesh herë të çuditshme në kuptimin ideologjik në segmentet kohore 1992- 1997 dhe 2005- 2023. Rreth 13 vite, kontributi i PD- së në zhvillimet  gjithanshme të Shqipërisë, është i qartë, i pamohueshëm dhe natyrisht, me gjurmë të forta pozitive. Por edhe në këto vite, edhe në qeverisje, siç edhe në opozitë, PD- ja ka funksionuar e vijon të funksionojë si front politik.

33 vjet më pas, ndoshta ka ardhur koha që PD- ja të zgjedhë drejtimin e saj ideologjik, doktrinën politike që duhet ti besojë, të pastrohet edhe të vetëpastrohet, ndoshta edhe duke tkurrur numrat që e mbështesin aktualisht. Politologjia, shkenca që studion politikën, ka treguar se vetëm parti të orientuara saktë e qartë ideologjikisht, kanë mbijetuar, janë rritur, janë tkurrur por gjithmonë kanë ruajtur besueshmërinë.

Nga politika populiste e kuptueshme e vitit 1990, personifikuar me “çekun e bardhë” apo ligjin 7501, PD- ja duhet të orientohet drejt një ideologjie si parti politike, duke shkrirë frontin politik që përfaqëson edhe aktualisht. Çdo parti politike, ditën e parë në opozitë, synon me të gjitha mjetet demokratike pushtetin. Është krejt normale por jo që në funksion të këtij qëllimi, të punojë fort e vetëm në rritjen e numrave të mbështetjes, votave që e afrojnë me pushtetin.

Shembulli më i qartë dhe konkret i qasjes ideologjike, është Vetëvendosje! e Albin Kurtit në Kosovë. mëse 20 vite kjo forcë politike ndërtoi ideologjinë e vet identitifikuese, parimet që mbase shkonin invers me të gjithë klasën politike në Kosovë. Në jo pak raste, edhe me orientimet apo udhëzimet e ndërkombëtarëve që i dhanë e njohën Pavarësisnë e Kosovës që nga 1999. Vetëvendosje! dhe Albin Kurti nuk u dorëzuan asnjëherë, derisa shqiptarët e Kosovës i besuan qeverisjen, madje të vetëm.

Sigurisht, qasja politike e Shqipërisë dhe Kosovës, nuk është e njëjtë për shumë arsye të kuptueshme. Por komentojmë qendrueshmërinë e vendosmërinë e mbrojtjes së ideologjisë për rreth 2 dekada, pa u ndikuar aspak nga askush, brenda e jashtë Kosovës. Shembulli i Vetëvendosje! dhe Albin Kurtit në këtë drejtim, duhet ndjekur jo vetëm nga PD- ja por edhe forca të tjera serioze, të cilat janë pjesë e një amullie me mbi 100 parti politike në një popullsi që realisht, nuk arrin 3 milion brenda kufijve shtetërorë.

Askush nuk ka dyshime se në 1990- ën, fryma idealiste ishte mbizotëruese në frontin politik me emrin Partia Demokratike. Me kalimin e viteve, sidomos me ardhjen në pushtet në 1992- in e sidomos në 2005- ën, idealizimi nisi të ftohej dhe të zëvendësohej nga pragmatizmi. Ky i fundit, i mbarsur edhe me fenomene të kuptueshme në sistemin e ekonomisë së tregut si korrupsioni, nepotizmi, abuzimi me pushtetin etj.

Me kalimin e viteve, këto fenomene e brejnë nga brenda një subjekt politik, çdo subjekt politik, në këtë rast Partinë Demokratike. Qarkullimi i elitave brenda saj nuk ka ndodhur ose ka qenë i orientuar ose i telekomanduar. Ka munguar gara reale për të gjitha pozicionet, janë përdorur “marifete” për të arritur qëllimin në të gjitha nivelet. Është krijuar kasta e “të përjetëshmëve” dhe “të paprekshmëve”, siç nuk kanë munguar as “armiqtë e radhës” të lidershipit.

Të gjitha këto, në një hapësirë normale demokratike, janë të papranueshme për një forcë që pretendon të jetë e djathtë, të paktën sipas përcaktimeve në dokumentet kryesore si programi dhe statuti. Janë të shumtë politologët që prej vitesh orientojnë apo kërkojnë orientim të partive kryesore politike në vend drejt ideologjisë që pretendojnë se përfaqësojnë “në letra”. Deri tani, çdo gjë ka rënë në vesh të shurdhër.

A është gati PD- ja, Shqipëria e shqiptarët për këtë qasje të re? Shumë mendojnë se jo. Të tjerë janë të bindur që arritja e pushtetit, është më e rëndësishme se ideologjia e në funksion të saj, “numrat” e mbështetësve janë primarë. Teorikisht e praktikisht, bashkimet vullnetare në një parti politike, me të drejtë synojnë pushtetin për të materializuar idetë apo ideologjinë e tyre. Por kur këto nuk ekzistojnë apo nuk janë të krsitalizuara, edhe qytetarët nuk e kanë të qartë se ku duhet të pozicionohen. Aq më shumë që, partitë politike, deri diku, brenda tyre përfshijnë edhe fragmente elitare- intelektuale që duhet ti paraprijnë shoqërisë.

Në këtë rast, partitë politike duhet të krijojnë mekanizmat e nevojshëm për “të ndarë shapin nga sheqeri”, për të larguar hienat që ndjekin “gjakun e pushtetit” në favor të njerëzve vullnetmirë që duan realisht ecjen përpara të Shqipërisë, bazuar në parimet e një force politike, këtë rast të Partisë Demokratike.

Në jo pak raste, shqiponja dykrerëshe, përsonifikon edhe dy polet kryesore të politikës: Pozitën edhe opozitën. Kur kjo e fundit është e dobët, e pafuqishme, e pambështetur, e paorientuar ideologjikisht për të bërë diferencën me pozitën, pasojat i vuan vendi, Shqipëria. Një opozitë e mirëorientuar, i sherben shtetit dhe detyron shumicën të qeverisë më mirë. E në finale, përmes mekanizmit të votës, e bën shumicën ti dorëzojë pushtetin.

33 vjet pas 1990- ës, nuk është aspak normale që brenda një subjekti të bashkëjetojnë politikisht ish- sigurimsa, persekutorë, xhelatë me viktimat e tyre, të persekutuar, pasues të tyre etj. E të gjithë bashkë, të kërkojnë vota për të sjellë në pushtet të njëjtën parti politike. Nuk është as etike dhe aq më pak morale. Nëse në 1990- ën “fronti” ishte i detyrueshëm për të rrëzuar sistemin, sot “baza” e mundshme e një partie politike të djathtë, duhet të ekzistojë, të paktën ata që sot janë 33 vjeçarë deri në 40 vjeç që nuk kanë thuajse asnjë lidhje me diktaturën, komunizmin.

Natyrisht, është një rrugë jo e lehtë, e gjatë dhe me vështirësi. Mbase duhej nisur që në 2005- ën, pa pranuar “lëmosha” të tipit të “4 mandateve të arta” të së majtës ekstreme të 2009- ës për të zgjatur jetën edhe 4 vjet në pushtet, me një kosto jashtëzakonisht të madhe që PD- ja po e paguan edhe sot. Gjithmonë, nëse PD- ja ka ndërmend të festojë me këtë emër dhe logo edhe 34- vjetorin, 35- vjetorin…50- vjetorin. Nëse nuk ka një plan tjetër, i cili nuk është bërë publik akoma. Të paktën tani për tani! /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 11 dhjetor 2023…
Artikull pas: NGA MIRUSH KABASHI – “Bir, unë jam në vagonin e fundit…”, mesazhi i mrekullueshëm nga i cili duhet të mësojmë të gjithë…

TË FUNDIT

zemra malesorit klod zhivani theth 2025
  • Kryesore

NGA KLODIAN ZHIVANI – Ka diçka që nuk shembet, sado tritol me i vu: Zemra e Malësorit…

ShkodraWeb 16 July, 2025
balaj letoni 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Gjendja është optimale”, kapiteni i Vllaznisë Balaj nga Letonia: Kërkojmë kalimin në turin tjetër

ShkodraWeb 16 July, 2025
shabani lapaj 2025
  • Aktualitet

“LUFTË” PËR MANDATIN – “Mbarë të shkoftë me dajon!”, Lapaj përplaset publikisht me Shabanin…

ShkodraWeb 16 July, 2025

TË FUNDIT

  • NGA KLODIAN ZHIVANI – Ka diçka që nuk shembet, sado tritol me i vu: Zemra e Malësorit… 16 July, 2025
  • VIDEO – “Gjendja është optimale”, kapiteni i Vllaznisë Balaj nga Letonia: Kërkojmë kalimin në turin tjetër 16 July, 2025
  • “LUFTË” PËR MANDATIN – “Mbarë të shkoftë me dajon!”, Lapaj përplaset publikisht me Shabanin… 16 July, 2025
  • Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë “Abissnet Superiore”, ja risitë e “Final 4” 16 July, 2025
  • Ngacmonte me gjeste vajzat në plazhin e Velipojës, policia identifikon gjyshin “marakli” nga Kopliku… 16 July, 2025
  • EMRI – Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, përfshihet nga flakët dhe humb jetën 78- vjeçari… 16 July, 2025
  • OPINION – Ambulantët e qumështit, mishit dhe perimeve përballë parkingjeve “si kërpurdha pas shiut” 16 July, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali 15 July, 2025
  • NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…! 15 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

zemra malesorit klod zhivani theth 2025
  • Kryesore

NGA KLODIAN ZHIVANI – Ka diçka që nuk shembet, sado tritol me i vu: Zemra e Malësorit…

ShkodraWeb 16 July, 2025
balaj letoni 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Gjendja është optimale”, kapiteni i Vllaznisë Balaj nga Letonia: Kërkojmë kalimin në turin tjetër

ShkodraWeb 16 July, 2025
shabani lapaj 2025
  • Aktualitet

“LUFTË” PËR MANDATIN – “Mbarë të shkoftë me dajon!”, Lapaj përplaset publikisht me Shabanin…

ShkodraWeb 16 July, 2025
final-41
  • Aktualitet

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë “Abissnet Superiore”, ja risitë e “Final 4”

ShkodraWeb 16 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.