ANALIZA – Pse u ça argjinatura në fshatin Shirq…?

Nga Mark RUPA

Ajo që ndodhi sot në fshatin Shirq është një tjetër tregues i rreziku të larte për shumë fshatra dhe mijëra jetë njerëzish në zonën e Nënshkodrës. A mban kush përgjegjësi ligjore për këtë që ndodhi? A ka garanci dhe sa janë shanset që të mos përsëritet?


Kryeministri, ministrat dhe autorite të ndryshme qeverisëse kanë ditë që shprehen mediatikisht që situata është “nën kontroll”. Ku eshte kontrolli i situatës në këtë pikë? Me çfarë stafesh apo a kanë stafe për tu konsultuar? A bëhet dhe a është bërë monitorim i sistemeve mbrojtëse ndaj vërshimit të ujrave në brigjet e Bunës?

Ajo që ndodhi sot nuk duket si situatë “nën kontroll”. Çarja e argjinaturës në fshatin Shirq çau dhe thesin e madh të rrenave bashkë me filtrat “fake news” që vijnë çdo ditë nga zëdhënësit e papërgjegjshmërisë dhe të së keqes. Janë me mijëra banorë të tmerruar nga kjo ndodhi, mund të mos ketë më gjumë të qetë për ta.

Si mund të flesh i qetë me femijë dhe gjë të gjallë kur shtëpinë e ke poshtë një dige që çahet? Le të arsyetojmë pak se sa lehtë merret jeta e njerëzve dhe sa jashtë konsideratës së shtetit është ajo zonë.

Digat dhe argjinaturat kanë kudo në botë ekipe kujdestare për mirëmbajtjen, monitorimin, dhe rehabilitimin e tyre. Dihet për shembull që prezenca e vegjetacionit është një problem tepër serioz për argjinaturat nëse e shohim ne aspektin gjeoteknik. Prania e shkurreve dhe pemëve është rreptësisht e ndaluar, këtë e dinë të gjithë hydrologet dhe strukturat menaxhuese të bordeve të kullimit dhe jo vetëm. Sistemet rrënjore shkaktojnë prishje të strukturës së materialeve mbajtëse dhe rënie të stabilitetit të pritave.


Fotot e bëra tregojnë prezencën e shkurreve dhe pemëve disa vjeçare.

Ka vite që kjo zonë rrezikohet nga përmbytja dhe argjinaturat duhet të kishin të paktën një sistem të avancuar monitorimi ku të jepeshin në kohë sinjale mbi deformimet vertikale dhe horizontale të pritave, dendësia e strukturave përbërëse, apo streseve të tjera të shkaktuara nga koha.

ShkodraWeb Channel

Askush nuk është kujdesur për qëndrueshmërinë e pritës pra për jetën e banorëve aty. Mezi arrita të bej disa foto dhe të përfaqësuesëve të shtetit aty, ishin mbuluar nga ferrat dhe shkurret. Nuk jemi kurrë vonë për ndryshim!

© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel