Skip to content
31 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë

ANALIZA/ “Opozita rrezikon zhdukjen, apo është në prag të fitores? Çfarë rezulton në sytë e shqiptarëve djegia e mandateve?”

ShkodraWeb 4 years ago

Rezultatet e sondazhit të IPR marketing i kanë hedhur edhe njëherë benzinë zjarrit të debatit që po zjen në vend, nëse djegja e mandateve nga partitë opozitare ishte apo jo vendimi i duhur. Po t’i lexosh shifrat e tij në një mënyrë sipërfaqësore duket sikur ato mbërijnë në një rezultat paradoksal.

Nga njëra anë të anketuarit refuzojnë në mënyrë plebishitare vendimin ekstrem të opozitës. 61/% e të pyeturve nuk e miratojnë atë, ndërkohë që vetëm një bërthamë radikale (18.7%) e përkrahin pa rezerva. Pra nga ky hulumtim të krijohet përshtypja sikur profecia e Ramës se stemat e PS dhe LSI mund të shkojnë për skrap dhe opozita reale rrezikon të zhduket, është në sintoni me atë që mendojnë shqiptarët.

Por, një tabelë tjetër, ajo se për kë elektorati do të votonte nëse zgjedhjet lokale apo të përgjithshme zhvillohen sot, ka marrë një përgjigje befasuese. Sipas saj, një koalicion i mundshëm PD-LSI i fiton bindshëm zgjedhjet me një epërsi të thellë prej 5 deri 9 pikësh kundrejt Rilindjes (53% me 44-48%). Pra kjo pasqyrë e dytë jep përshtypjen sikur PD është rritur ndjeshëm duke e rikuperuar erozionin e madh të votave që dmokratët pësuan pas “zbutjes” të radikalizmit që erdhi si pasojë e marrëveshjes Basha – Rama. Ajo konfirmon se ndryshe nga pandehmat e një partie që mbijeton vetëm në kuadër të pushtetit, LSI, ka ditur t’i ruajë në kuota të kënaqshme përkrahësit e saj( 14-15%).

Pra leximi i këtyre shifrave kundërthënëse të bën të ngresh disa pyetje logjike: cili nga versionet është reali, ai se opozita po rrezikon zhdukjen, apo ai tjetri se ajo është në prag të fitores?

Përpos kësaj dileme themelore, këto rrezultate ngrejnë edhe një tjetër. A duhej vallë që PD- LSI të shkonin drejt një hara-kiri të pa dëgjuar në histori, kur Rama u mundkërka edhe me zgjedhje? A duhet bojkotuar sistemi kur ai e krijoka mundësinë e rotacionit të natyrshëm?

Këto të dhëna, në pamje të parë kundërthënse, kërkojnë një shpjegim, aq më tepër që hulumtimi i IPR Marketing, e ka vërtetuar seriozitetin e tij në vite, ndryshe nga eksperiencat alla Gani Bobi, që kanë lënë një shije të hidhur për publikun shqiptar.

Dhe përfundimi i parë është se këtu nuk ka asnjë paradoks. Sepse harta elektorale e një sondazhi nuk është kurrë e njëjtë me atë që ndodh në terren. Ajo as nuk mund të parashikojë makinacione të tipit Gjush-Avdylaj, as mijëra çamët e rilindur në Dibër dhe as atë përqindje votash të blera në finish të garës për të cilat flet OSBE ODHIR-i. Ajo konfirmon se fuqia e Edi Ramës nuk qëndron tek vota popullore, por tek makinacionet ekstra elektorale që ai ndërmer së bashku me trekëndëshin tashmë të njohur kriminalo-oligarkiko- mediatik.

Pra, në këtë kuptim djegja e mandateve nuk ka ardhur si pasojë e pamundësisë të mposhtjes së Ramës me një garë reale, por si kundërshtim ndaj metodave që ai përdor për të zhbërë atë avantazh prej 5-9 pikësh që ka aktualisht opozita.

Dhe megjithëse, indiferenca, tutaltja, firka ndaj trazirave dhe prishja e komoditetit të jetës së përditshme i bëjnë një pjesë të konsiderueshme të shqiptarëve të japin përgjigje kundër skenarëve ekstremë, djegja e mandateve, duket se i ka ndërgjegjësuar ata për problemin real që ka vendi. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që rezultati i songazhit të konfirmojë se Rama nuk është më në gjendje ta mbajë tepsinë vetëm për vete. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që PD ka një rekuperim të papritur në raport me zgjedhjet e 2017.

Në, këtë kuptim, shifrat e IPR marketing e konfirmiojnë rrugën e mundimshme të zgjedhur nga opozita. Ndryshe nga ç’thuhet në propagandën e regjimit, ajo nuk rrezikon zhdukjen, por forcimin në sytë e zgjedhësve, për sa kohë po lufton me fantazmën e një opozitë fallco, të dobët, që shërben si fasadë dhe në fund gënjehet me disa poste shtetërore nga Rama.

Djegja e mandateve nuk po rezulton në sytë e shqiptarëve si frikë nga gara, por si kurajo për t’u mbrojtur nga vjedhja. Tani sfida reale e PD-LSI-së është të mendojnë si të garantojnë ato 5-9 pikë përparësi që akordojnë shqiptarët dhe që mund t’u treteshin si kripa në det nëse ëndërrojnë një pakt të ri me kryeministrin.

Prandaj, të gjithë ata që kërkojnë të hapin debatin pas atij 61%-shi të frikshëm (që janë shprehur kundër braktisjes së parlamentit) gabohen. Atyre nuk duhet tu’a zërë sytë mjeti, përpara se të shohin qëllimin. Sepse shifrat e sondazhit, megjithëse treguan ndrojte për të parin, konfirmuan të dytin. Ata i japin më shumë përkrahje një opozite pa mandate, se asaj që kishte tjetërsuar mandatin duke bashkëpunuar me Ramën. /Nga Andi BUSHATI/

Continue Reading

LAJM PARA: Çfarë loje ka nisur të luajë sot Ditmir Bushati, drejt një “LMN 2” apo për Edi Ramën…?!
LAJM PAS: ANALIZA/ “A mjaftojnë protestat për të çuar krizën drejt zgjidhjes? Ja sfida reale e opozitës me veten”

TË FUNDIT

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia
  • Analizë

“Është zvarritur në disa skandale”, Financial Times “kryqëzon” Ramën: Bandat janë zgjeruar deri te trafiku nga Amerika Latine e Azia

2 weeks ago
NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…
  • Analizë

NGA NDRIÇIM KULLA – Sfida e Bardh Spahisë: fryma, pesha dhe fuqia e fisnikërisë shkodrane…

3 weeks ago
OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…
  • Analizë

OPINION – Vendimi për “vulën” e PD- së, nuk ka asnjë të fituar, madje as përtej kësaj “familje” politike…

4 weeks ago

TË FUNDIT

  • OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 31 mars 2023…
  • FOTOLAJM – Mbërrin droni i parë nga Kiara për Luizin, ja “mesazhi i koduar” për banorin e shtëpisë së BBVip…
  • NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…

TË FUNDIT

OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro
  • Aktualitet

OPINION – Të jetosh në një qytet ku çdo banor ka mesatarisht 2 pemë dhe merr një rrogë mesatare 900 euro

2 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 31 mars 2023…

4 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 31 mars 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 31 mars 2023…

4 hours ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 31 mars 2023…
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 31 mars 2023…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.