Skip to content
9 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Analizë

ANALIZA/ Kur ujku erdhi vërtetë askush nuk e besoi ose ra ky mort e u pamë…

ShkodraWeb 3 years ago
1

Kryeministri i vendit po gabon. Dikush i’a ka sugjeruar gabim që të vazhdojë në të njëjtën linjë të komunikimit me njërën pjesë, më të rëndësishmen pas mazhorancës, opozitën e vërtetë të vendit. Mania për të dërguar mesazhe nga rrjetet sociale, vazhdon sikur situata të jetë krejtësisht normale dhe jo të mungojnë në apel të paktën 51 shqiptarë të mirë.

Ju kujtohet “a do folim” apo “kur do folim” që Rama i drejtonte Bashës para disa muajve? Kështu po ndodh edhe sot edhe pse Shqipëria po përjeton mortin më të madh nga një fatkeqësi natyrore prej mëse 40 vitesh! Vazhdon ti dërgojë mesazhe liderit të opozitës së vërtetë nga kanalet e rrjeteve sociale, a thua se po i drejtohet një individi që mund ta takojë vetëm në ëndrra dhe jo që sillen në kam kilometra katrorë, pranë njëri- tjetrit prej 4 ditësh.

“Çuditërisht”, pavarësisht se në pak kilometra katrorë, as këtë ditë kiameti, Rama nuk u takua pranë gërmadhave as me Metën e as me Bashën. Qoftë edhe “rastësisht”, qoftë edhe për të shkëmbyer dy fjalë mes tyre për të dhënë një mesazh. E në fakt, nga pozicioni dhe përgjegjësia e postit, detyrimi është i Edi Ramës.

Në mos një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që në situatën aktuale është krejt logjike të mblidhet, një takim me faktorët kryesorë politikë në vend nuk e pengon askush ta thërrasë. Kjo do të ishte pikënisja e duhur. Nuk ka asnjë problem, le ta bojkotojë Basha dhe e gjithë opozita e vërtetë, ta neglizhojë Meta, por Rama të dërgojë një ftesë zyrtare me shkrim apo së paku ti marrë në telefon dhe ti ftojë. Në rastin më të keq, ti shkruajë mesazh në celular. Por jo të vazhdohet sërish me propagandë, duke dërguar ftesa ti përherë, përmes kanaleve të rrjeteve sociale, dukshëm për konsum publik për të fituar kredite në PR (Marrëdhënie me Publikun).

Kryeministri ynë nuk ngurron që brenda pak ditëve, të ulë në një tryezë ambasadorët e vendeve të huaja në Tiranë por nuk ia del të takohet qoftë edhe në këmbë, me presidentin e liderin e opozitës. Çfarë imazhi përcjellim jashtë kufijve tanë, me çfarë “fytyre” u kërkojmë të na ndihmojnë në këtë situatë katastrofike për mijëra familje shqiptare?

Edi Rama e di se ftesave të ngjashme dhe me të njëjtat qëllime si ftesat e të kaluarës, Basha e opozita e vërtetë nuk do tu përgjigjet. Po ashtu edhe Meta si president. “Kur ujku erdhi vërtetë, askush nuk e besoi”, thotë populli sepse “bariu” për tu tallur thërriste shpesh “erdhi ujku”. Rama është viktimë e modelit të PR-it që po vetë ndërtoi dhe që shqiptarët, të paktën ajo pjesë që e ngjitën dhe e mbajnë në pushtet, e besuan.

Ftesa në kuadër të “ra ky mort e u pamë”, nuk ka asnjë mundësi të merren si të mirëqena, të besueshme. Sigurisht, përballimi i situatës, lehtësimi i gjendjes së mijëra familjeve, krijimi i sigurisë për vijimësinë normale të jetës pas termetit, janë detyrim i qeverisë. Por sigurisht, me opozitën në krah, do ta kishte shumë më të lehtë dhe do të ishte më e besueshme e bindëse. Por qeveria ka detyrimin që edhe të kërkojë llogari. Duke nisur nga 6 vitet e fundit që qeveris vetë, për ta shtrirë të paktën që nga viti 1990 e këtej. Sepse ta themi troç, me veprime e mos veprime, me tolerime e “mbyllje sysh e veshësh”, të gjithë ata që na kanë qeverisur kanë hequr nga një tullë në ngrehinën që u rrëzua tragjikisht me 26 nëntor 2019, duke zënë nën vete 51 jetë shqiptarësh. Ky mosveprim, edhe pas një katastrofe të tillë, nuk mund të mbulohet me vetëm një ftesë për Bashën. Kryeministri duhet të nxitë Prokurorinë, akoma pa u varrosur viktimat, të nisë urgjent hetimet, të sigurojë provat dhe të hedhë prangat në duart e tyre që ndikuan që tragjedia të kishte përmasa edhe më të mëdha, jo vetëm si fatkeqësi natyrore por edhe me “kontributin” në vite të njerëzve që ndërtuan, dhanë leje, monitoruan e firmosën.

Është koha që Edi Rama të ndryshojë “stil” PR-i. Pse jo, edhe to provojë të ngjitet në zyrën e Bashës apo edhe Metës. Pa kamera, pa truproja. Edhe nëse nuk do ti hapet dera ose do ti përplaset në fytyrë, nuk do të marrë asgjë më shumë se atë që mbase meriton. Për faj të strategjisë që ka zgjedhur, për të qenë përherë fitues edhe pa e merituar. Falë mjeshtërisë në manipulimin e kundërshtarëve edhe kur ulen në tavolinë si të barabartë, edhe të aleatëve por edhe qytetarëve, përmes sektorit të tij PR-it të shkëlqyer! Për fatin e keq… /Nga Blerti DELIJA/

Continue Reading

LAJM PARA: ANALIZA/ Katër ditët që zbuluan Lulzim Bashën…
LAJM PAS: ANALIZA/ Teoria e izolimit të opozitës si “e keqja e vendit” dhe propaganda brenda propagandës…

TË FUNDIT

NGA HARRY BAJRAKTARI – Çështja “McGonigal”, hetoni Edi Ramën, faktet kundër tij vijnë erë të keqe!
  • Analizë

NGA HARRY BAJRAKTARI – Çështja “McGonigal”, hetoni Edi Ramën, faktet kundër tij vijnë erë të keqe!

2 days ago
NGA REFIK HASANI – Shqipëria do të duhej tërheq ambasadorin e saj nga Beogradi…!?
  • Analizë

NGA REFIK HASANI – Shqipëria do të duhej tërheq ambasadorin e saj nga Beogradi…!?

4 days ago
“Troja e vërteta ndodhet në Shkodër e jo në Turqi”, historiani serb: Ajo është falsifikuar nga Grekët…
  • Analizë

“Troja e vërteta ndodhet në Shkodër e jo në Turqi”, historiani serb: Ajo është falsifikuar nga Grekët…

2 weeks ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • “Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • “Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • “Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • “KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…

TË FUNDIT

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Anëmbanë

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…

7 hours ago
Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • Aktualitet

Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…

8 hours ago
“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

13 hours ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

14 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.