Skip to content
7 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Analizë
  • Kryesore
  • Sport

ANALIZA – FSHF ka dështuar në luftën kundër trukimeve, dënohen vetëm ata që nuk kanë…votë

ShkodraWeb 1 year ago

Dënimi i tre klubeve të Kategorisë së Dytë për trukim të ndeshjeve është vendim i drejtë, por nuk mund të kalojë vetëm si një lajm sensacional. Problemi i paracaktimit të rezultatit të ndeshjeve nuk filloi javën e shkuar në Kategorinë e Dytë, por është një gangrenë me të cilën futbolli shqiptar bashkëjeton prej vitesh.

Vetëm se në të kaluarën FSHF nuk ka qenë kaq drastike siç ishte sot me tre klube që nuk kanë të drejtë vote direkt në asamble. Qëndrimi i federatës dhe i vetë Dukës vite më parë kundrejt këtij fenomeni ka qenë kontradiktor dhe shpesh herë qesharak. Në disa raste përcaktimi i rezultatit për qoka apo për bamirësi nuk quhej trukim, por “tolerim”.

Dhe kjo ishte për të vënë duart në kokë, sepse në thelb një apo të dyja skuadrat që kishin zbritur në fushë e kishin paracaktuar rezultatin, pak rëndësi ka nëse ishte për përfitime financiare, apo për t’i dhënë dikujt “Këpucën e Artë”. Thjesht ata ishin tallur me opinionin publik dhe me atë tifozë që kishin blerë biletën për të parë një ndeshje futbolli. Aq shumë dhe aq shpesh ndodhën trukimet sa që Shqipëria përfundoi me klubin më të dënuar në planet nga UEFA për manipulim ndeshjesh. Në fund u dënua Skënderbeu, por asnjë nga zyrtarët e federatës nuk dha dorëheqjen dhe asnjë proces hetimor nuk pati për zyrtarë të FSHF-së që rrinin e bënin sehir kur gjithë Shqipëria shikonte teatër me mbathje.

Prandaj sot edhe kur dënohen klube nga 5 vite, sado i merituar të jetë ndëshkimi, FSHF e ka të vështirë të fitojë besimin e opinionit publik se e ka seriozisht. Dëmi që është bërë ndër vite për shkak të këtij fenomeni është reflektuar direkt edhe në shkallët e stadiumeve, ku numri i tifozëve ka ardhur duke u zvogëluar.

Nëse duan që luftën kundër trukimeve ta marrin seriozisht, atëherë përveç FSHF-së, duhet të reagojnë me forcë për produktin klubet që u bëhet pis produkti; duhet që prokuroria të vihet në lëvizje dhe të hetohen maskaradat që detyrohen të shikojnë shqiptarët herë pas here; duhet që ministria e sporteve të mbajë qëndrim për një problem shkatërrimtar. Për sa kohë flamurin e kësaj beteje do ta mbajë vetëm FSHF-ja, atëherë ajo do ta tundë sipas interesave dhe përgjithësisht mbi më të dobëtit. Siç edhe bëri këtë herë. /PanoramaSport.al/

Continue Reading

Previous: “Shpresoj mos të ketë prapavijë politike”, iu konfiskua pasuria për shkak të vëllait, flet deputeti i PD- së…
Next: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë 4 maj 2022…

TË FUNDIT

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD
  • Kryesore

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD

45 mins ago
“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…
  • Kryesore

“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…

59 mins ago
“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…
  • Kryesore

“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…

1 hour ago

TË FUNDIT

  • NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD
  • “Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…
  • “Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…
  • “Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • MINUTA E FUNDIT – Iu gjetën 35 bimë narkotike të mbjella, arrestohet 41 vjeçari nga Trushi i Vau Dejësit…
  • MINUTA E FUNDIT – Caktohet data, ja kur konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dhe merr detyrën kryebashkiaku Benet Beci…

TË FUNDIT

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD
  • Kryesore

NGA HELIDON BUSHATI – Duhet Kuvend Pajtimi, duke filluar nga unë, ata që kanë humbur sfida të bëjnë një hap pas në PD

45 mins ago
“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…
  • Kryesore

“Nuk ka më asgjë të re për ti ofruar demokratëve të mbetur rrugëve”, ish- numri 2 i FRPD- së kundër rikthimit të Bashës…

59 mins ago
“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…
  • Kryesore

“Tumori je ti…”, ish- konsulli i Italisë në Shkodër tregon periudhën e vështirë por edhe realizimin e ëndrrës…

1 hour ago
“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha
  • Aktualitet

“Debati shenjë reflektimi”, Kryesia i hapi rrugës zgjedhjes së kreut të PD-së, reagon për herë të parë Lulzim Basha

7 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.