Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ANALIZA – “Beteja” për selinë më 8 janar 2022 nuk do të jetë fundi i përplasjes Basha- Berisha për lidershipin e PD- së…

ShkodraWeb 7 January, 2022
berisha basha

Katër muaj nga 9 shtator 2021, përplasja Basha- Berisha për lidershipin në PD, përgatitet të luajë aktin e fundit, pikërisht me 8 janar 2022. Ish- kryedemokrati Sali Berisha ka thirrur një protestë kombëtare para selisë së PD- së në Tiranë. Zyrtarisht pritet të nisë në orën 12.00 ndërsa përgatitjet për protestën, kanë nisur prej shumë ditësh.

Në formë kapilare, nga seksionet, grupseksionet e kryesitë e degëve, strukturat vendore të FRPD- së dhe LDG- së, aty ku mbështetja është për lëvizjen e Berishës, kanë përcaktuar çdo gjë. Të gjithë organizatorët tashmë kanë raportuar numrin e mundshëm të pjesëmarrësve në protestën unikale në llojin e saj. Për herë të parë, antarë të një force politike në Shqipëri, protestojnë para selisë së tyre duke kërkuar largimin e atij që nuk e konsiderojnë më kryetar, Lulzim Basha.

Shifrat e pjesëmarrjes që përfliten, janë vertetë të frikshme. Flitet për mijëra, ndërsa më optimistët thonë se mund të kalojnë edhe numrin e pjesëmarrësve në referendumin e 18 dhjetorit për shkarkimin e Bashës, organizuar nga Berisha dhe Komisioni për Rithemelimin e PD- së. Në disa degë, për shembull në Shkodër, diskutohet që numri i pjesëmarrësve në protestë të jetë më i lartë se ai që votoi në referendum.

8 janari 2022 mund të shihet si demonstrim force por jo vetëm. Nëse para selisë së PD- së do të protestojnë mijëra demokratë, do të jetë një provë e radhës e mbështetjes ndaj Berishës ndërsa pala tjetër, do të përpiqet të demontojë me shifra dhe individë pjesëmarrës. Shumë pyesin jo pa ankth nëse protesta do të jetë tërësisht paqësore. Në fakt, asnjëra palë nuk e ka stimuluar të paktën me deklarata publike, përdorimin e dhunës. Edhe pse Berisha e cilëson revolucion, asnjëherë nuk e lë pa shoqëruar me cilësorin “paqësor”.

Edhe sot, pak orë para protestës, ajo që mund të quhet “PD- ja zyrtare”, ka folur për skenarë dhune që po përgatiten nga pala tjetër. Një ish- deputet socialist por edhe i LSI- së, ka bërë deklaratën e fortë teksa ka thënë se një personalitet, deputet me inicialet E.A. duhet të bëjë kujdes se mund të vritet. Deklarata e fortë duhet të ngrejë në alarm agjensitë ligjzbatuese në vend, të cilat normalisht edhe gjatë kësaj kohe, urojmë të mos kenë vegjetuar.

Po ashtu, kanë qarkulluar mesazhe në redaksi televizionesh, ku flitet për një skenar të kobshëm. Nga brenda do to vihet flaka selisë së PD- së për të akuzuar ata që janë jashtë për zjarrvënie. Në situatën aktuale, të gjithë skenaret duhen marrë me rezerva, por nuk duhen anashkaluar e aq më keq, injoruar.

Nga ana tjetër, nuk është e qartë nëse Policia e Shtetit ka marrë njoftim për protestën për të garantuar sipas ligjit mbarëvajtjen e saj. Edhe pozicioni i saj nuk është i lehtë. Përballë nuk do të kenë mbështetës të opozitës që janë kundër mazhorancës, siç ka ndodhur rëndom në këto 30 vite. Uniformat blu, mund të duhet të futen në mes palëve, të cilat teorkisht janë pjesë të së njëjtës parti, Partisë Demokratike. Puna e tyre do të vështirësohet nëse do të kërkohet prania e tyre në oborr ose në mjediset e brendshme të PD- së.

Këto ditët e fundit, palët në përplasje janë akuzuar reciprokisht për individë që inkriminuar pranë tyre. Madje, është folur edhe për grupe të ardhura nga jashtë dhe që mund të përdoren. Kjo mbase është pjesa më e rrezikshme, e paparashikueshme dhe e pakontrollueshme në protestë. Nëse këto individë apo grupe “futen në lojë”, situata mund të dalë lehtësisht jashtë kontrolli dhe me pasoja të paparashikueshme.

Nesër “beteja” është për selinë e PD- së. Pala që është brenda saj, kërkon ta mbajë. Ajo që është jashtë, kërkon ta marrë në zotërim. Në fakt, është vetëm njëra anë e medaljes. Palët në përplasje kanë dërguar tashmë për depozitim në gjykatë ndryshimet në statut. Janë ndryshime të miratuara, sipas palëve, në zbatim të Statutit të PD- së. Në fakt, Gjykata do ti pranojë të dy, njërin ose tjetrin apo ti refuzojë të dy. Përtej kësaj, vështirë që Gjykata të shprehet direkt apo edhe indirekt për legjitimitetin e strukturava të rrëzuara apo ngritura nga palët nën siglën e përbashkët PD. Kjo, për të sjellë në vëmendje se pas “betejës për Bastijën” e PD- së apo selinë blu, më e rëndësishme është qasja e institucioneve ndaj kësaj situate.

Nëse Gjykata nuk do të ketë guximin të shprehet qartë, fjala do të kalojë tek Kuvendi por edhe tek KQZ- ja. Për funksionimin institucional, verdiktet e këtyre dy institucioneve janë shumë të rëndësishme. Kë do të njohë si PD legjitime Kuvendi, atë që është në seli apo atë jashtë saj? Kë do të regjistrojë si subjekt zgjedhor KQZ- ja kur të vijë momenti për zgjedhje vendore apo politike? “Beteja për Bastijën” do të sjellë sipas gjasave një fitore morale të njërës apo tjetrës palë. Njohja nga institucionet, vula dhe firma kanë një rëndësi më të madhe se selia. Sidomos në politikën shqiptare, selia e partisë është aty ku është kryetari. Për ata që e kujtojnë, edhe Kuvendi ka mbajtur seancë plenare dhe ka marrë vendime jashtë selisë së tij të zakonshme. Seancat e vendimet janë konsideruar të vlefshme dhe me impakt tek shqiptarët. /Nga Blerti DELIJA/

Post navigation

Previous: VIDEO – “Berisha ju ka mashtruar me sajesa”, Lulzim Basha para protestës së neserme akuza të forta paraardhësit në PD
Next: Rritet numri i infektimeve të reja por në 24 orët e fundit nuk regjistrohet asnjë viktimë nga Covid- 19 në Shqipëri

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.