NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Ambasada Amerikane tjetër njoftim për nënshtetasit që duan të largohen nga Shqipëria, ja çfarë duhet të bëjnë…

Ambasada amerikane në Tiranë njofton shtetasit e saj që jetojnë në vend se me mbylljen e fluturimeve për shkak të krizës nga pandemia, po punohet për t’ju gjetur mundësi të tjera udhëtimi qytetarëve amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada shkruan:


“Të gjitha fluturimet komerciale nga Shqipëria janë tashmë mbyllur deri në një njoftim të dytë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara po punon për të identifikuar mundësi të tjera udhëtimi për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria. Nëse jeni qytetarë amerikanë dhe dëshironi të largoheni nga Shqipëria, kontaktoni menjëherë ACSTirana@state.gov me emrin tuaj, ditëlindjen, numrin e pashaportës dhe informacion kontakti në Shqipëri”.

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!