NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

NJOFTIM SHUMË I RËNDËSISHËM – Ministria e Jashtme informon për shqiptarët që duan të rikthehen në atdhe…

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Përfaqësitë Shqiptare në botë, është duke punuar për të mundësuar rikthimin e qytetarëve shqiptarë që kanë ngelur të bllokuar në vende të ndryshme të botës, si pasojë e mbylljes së kufijve nga pandemia. Teksa ka publikuar numrat e kontaktit, MEPJ thekson se ka disa orare kur mund të telefonohet.


“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët janë bllokuar jashtë Shqipërisë, për shkak të mbylljes së kufijve tokësorë dhe ajrorë, dhe që kanë nevojë për ndihmë ? apo informacion ℹ️, të telefonojnë ?ose të çojnë një sms në aplikacionin WhatsApp, edhe në numrat e vënë në dispozicion për emergjencat nga vetë MEPJ.

Numrat e vendosur në dispozicion mund t’i kontaktoni nga ora ⏰ 08:00-20:00.

Vetëm SMS ose “WhatsApp” – nga ora ⏰20:00-08:00

? 00355694045493 ? 00355694045487 ? 00355694045492 ? 00355694045494 ? 00355694045489

? 00355694045486 ? 00355694045490 ? 00355694045491 ? 00355694045485 ? 00355694045488

***

Ata që do u mundësohet rikthimi janë sipas ministrisë personat në kategoritë më poshtë:

? Qytetarët shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku ata tashmë janë bllokuar;

? Studentët shqiptarë në vendet ku ata studiojnë dhe

? Rastet humanitare.

Për të gjithë qytetarët që ndodhen në këto kushte, dhe kanë nevojë për ndihmë ? apo informacionℹ️, telefononi? në numrat e vënë në dispozicion për emergjencat.