Ambasada e SHBA ne Tirane ka shperndare ne Facebook nje postim per qytetaret shqiptare. Ne njoftimin e shperndare ne dy gjuhe, shqip dhe anglisht, thuhet: Këtë javë, Kenny dhe unë do të shkojmë për disa ditë pushimi në Pogradec. Jemi duke bërë planet për vitin e ardhshëm. Do donim të mësonim nga të gjithë ju për temat që ju intereson të diskutojmë vitin e ardhshëm. Ju nevojitet më shumë informacion për vizat e studentëve? Për lotarinë amerikane? Mbi sponsorët në Shtetet e Bashkuara? Na tregoni cilat janë temat më të rëndësishme për ju, në mënyrë qët’i përfshijmë ato në postimet gjatë vjeshtës. Si gjithmonë, ne mirëpresim t’iu përgjigjemi çdo pyetjeje që ju mund të keni në lidhje me vizat! /ShkodraWeb/