Aleksandër Marleci drejt rikonfirmimit si sekretar i Degës së PD-së Shkodër. Burime pranë selisë blu lokale, bëjnë me dije se pikërisht Marleci, aktualisht sekretar i degës, do të marrë rikonfirmimin në të njëjtin post, edhe me kryetarin e kryesinë e re të PD-së.
Pritet vetëm zyrtarizimi, i cili sipas gjasave do të vijë në mbledhjen e kryesisë së PD-së Shkodër. Kjo e fundit, bën propozimin, të cilin e shqyrton dhe e miraton kryesia e PDSH-së në Tiranë.
Aleksandër Marleci, ishte ndër emrat e propozuar edhe për kryetar të degës, njëkohësisht edhe për antar të Këshillit Kombëtar të PD-së, si pjesë e listës së Shkodrës. Në të dy rastet, Marleci nuk ka mundur të fitojë, ndërsa pritet të rikonfirmohet si sekretar i degës së PD- së Shkodër. Ai do të jetë krahu i djathë i kryetarit të ri të degës Xhevdet Amuli, i cili me vetëm 2 vota mundi Ramiz Çobajn.