Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi, dy nga aletatët e Partisë Demokratike kanë shtuar presionet ndaj saj, nëse edhe këtë herë mazhoranca ‘nuk e vë ujin në zjarr’ për vettingun në politikë.
Si Ndoka ashtu dhe Shehi janë shprehur për A2 News se nëse Qeveria nuk pranon propozimet e opozitës për vettingun atëherë reagimi duhet të jetë i menjëhershëm dhe radikal duke djegur mandatet.
Madje Dashamir Shehi është treguar i prerë kur ka thënë se ndryshimi duhet të ndodhë përpara Vitit të Ri.