Kalaja “Rozafa” prej shekujsh është personifikim dhe identifikim i Shkodrës por edhe i Veriut të Shqipërisë. Të gjithë ata që hyjnë në qytet, përshendeten nga mashështia e saj, ndërsa janë të rradha ata që nuk e vizitojnë të paktën një herë kur janë mysafirë në Shkodër. Si çdo vlerë tjetër që na krenon e identifikon si qytet e si komb, edhe kalaja “Rozafa” ka nevojë për vemendje e mirëmbajtje.
Ditën e sotme, gazetari Besi Bekteshi, i cili ka mbajtur për disa vite edhe detyrën e Drejtorit të DRKK- së Shkodër, ka evidentuar sot një problem jo të vogël. Duke e shoqëruar edhe me disa foto, Bekteshi evidenton gjendjen jo të mirë të mureve në pjesën jugore të kalasë. Foto në fakt flasin më shumë se fjalët, ndërsa shihet lehtësisht efekti i kohës, kryesisht përmes fenomenit të erozionit. Ish- Drejtori i DRKK-së Shkodër, apelon për një ndërhyrje sa më shpejt, sepse nesër mund të jetë shumë vonë, thotë Bekteshi. Sigurisht, duhet një projekt i plotë, i mirëmenduar dhe që mund ta marrë përsipër për shkak resuesesh financiare, vetëm qeveria qendrore.
POSTIMI I BESI BEKTESHIT
Pjesa jugore e mureve të Kështjellës së Shkodrës, sa vjen dhe po dëmtohet deri në një pikë pa kthim! Sigurisht duhet një projekt, duhet një shqetësim për të mos arritur në një pikë të tillë! Nuk mund të durojë më kjo gjëndje dhe nuk është vetëm në këto mure, por dhe në shumë vende brënda saj!
Tani është koha,nesër do të jetë shumë vonë! Ajo është vepra më e madhe monumentale, urbanistike e lashtësisë dhe mesjetës dhe sidomos kryevepra historike e veriut të Shqipërisë! NESËR DO
TË JETË SHUMË VONË! /ShkodraWeb Media/