Referuar shifrave zyrtare, INSTITUTIT te STATISTIKAVE (INSTAT), numri i popullsise se Qarkut e Shkodres ne vitin 2011 ishte 332.483 banore, ndersa ne vitin 2020 eshte 200.007 banore ! Nga ballafaqimi i ketyre te dhenave, rezulton se per 9 vjet kemi 132.476 banore me pak ! Nuk eshte e nevojshme te hyjme ne analiza me lindje, vdekje apo shperngulje te vendbanimit pasi te gjitha keto jane te papërfillshme, përballe faktit qe pjesa dërmuese e kesaj popullsie eshte larguar per ne emigracion !
Pra kemi ne nje shpopullim te ndjeshem te popullsise ne njerin nga Qarqet me vitale te vendit, siç eshte Qarku i Shkodres ! Çfare tregon kjo ? Kjo tregon se politikat qeveritare kane qene larg problematikes qe ka te beje me hallet e qytetareve ! Natyrisht kemi te bejme me nje arrogance te kesaj qeverie ndaj qytetareve te saj ! Por çfare mund te thuhet per vitet e fundit, kur ne gjykimin tone gjendja ka ardhur duke u perkeqesuar ndjeshem ! Kujtoni se si pak dite me pare, Qeveria Rama deklaroi se duke nisur nga data 1 janar e vitit te ardhshem nuk do te kete rroge baze me te vogel se 30 mije leke ne muaj !
Imagjinoni, si mund te krenohen me nje rroge te tille, ku njerëzit kane gjithe keto halle ! Si mundemi te besojme se po frenohet shpopullimi dhe emigracioni, me nje page e 30 mije leke te reja ne muaj ne vitin 2021 ?! Ne e dime shume mire se askush nuk mund ti caktoje pagat sipas deshires, por ama nje politike me drejte per pagat eshte e nevojshme pa humbur me kohe, pasi me kaq te ardhura sa sot as qe duhet shpresuar se do ti nxisim njerëzit te punojme ne vendin e tyre,përkundrazi, i largojme… LSI eshte per ndryshimin e ketij modeli me çdo kusht, ne menyre qe secili qytetare i Qarkut te Shkodres ta ndertoje jeten dhe te ardhmen ne vendin e tij.
Po vazhduam si deri me sot, vetem “hemorogji” drejte emigracionit do te kemi ! Mjafton te sjelle ketu edhe nje fakt domethenes, se si te rinjte e shohin te ardhmen e tyre ne emigracion ! 80 % e studenteve te departamentit te infermierise prane universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkoder kane deklaruar ne nje sondazhe te bere para pak muajve se e mesojne gjermanishten me qellim qe te shkojne per te punuar ne Gjermani ! Studentet, mosha me e mire, intelektualet e rinj, mjeket dhe ndihmesmjeket e rinj, nuk besojne se ketu mund te ndertohet e sotmja dhe e ardhmja ! Prandaj, na duhet nje politike tjeter per pagat dhe rritjen e mireqenies ekonomike familjare !
Jane shpopulluar lagje e fshatra, ndaj nuk mund te heshtim me ! Si mundet te heshtim kur vetem nga njesia administrative e Dajçit, zona me prodhuese e bujqesise ne Shqiperi, se paku 40% e banoreve jane ne emigracion !!! Dhe ne kete situate jane edhe njesite e tjera administrative te Qarkut te Shkodres, pa folur per ato te zonave malore ku ka shume fshatra qe nuk ka e asnje banore ! Prandaj, ne bashkërisht duhet te angazhohemi per ti dhene fund kesaj gjendje ! LSI ka gjithe potencialet intelektuale, njerezore dhe politike, per te marre persiper pergjegjesine e ndryshimit rrenjesor te kesaj situate ! Ne nuk mund te bejme sehire, ndersa vendi vazhdon te shkretohet, kur territori i Qarkut te Shkodres dhe Shqiperia ne tersi kane pasuri natyrore te pafund, mjafton qe ato ti administrojme ne sherbim te njerëzve . /Deklaratë për mediat e koordinatorit të LSI- së Qarku Shkodër, Edmond NDOU/