Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ku është plagosur rëndë drejtuesi i një motoçiklete. Mësohet se motoçikleta është përplasur me një automjet dhe si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motocikletës ka marrë dëmtime të rënda. Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të ish- degës se Brendshme, ndërkohë identiteti i të plagosurit nuk është bërë i ditur. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /SHQIPTARJA.COM/