Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Sociale

“Ai kishte një hall të madh”, profesori i arteve marciale ndërroi jetë në gjykatë, avokati shkodran tregon situatën…

ShkodraWeb 12 January, 2024
ndue pjetra avokat

Profesori i arteve marciale, Ilia Drini ka ndërruar jetë sot (12 Janar) në ambientet e Gjykatës Penale të Tiranës ku kishte shkuar të interesohej për datën e gjyqit të caktuar ndaj tij, pasi ish-bashkëjetuesja kishte ngritur akuzën për shkaktim vetëvrasjes.

Avokati tij, Ndue Pjetra, ka treguar në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, se klienti i tij kishte një hall të madh që kishte shkuar në gjykatë, duke kërkuar nga Prokuroria të nisë hetimet dhe të zbardhë komunikimet e fundit të të ndjerit.

Ai theksoi se gjatë bisedës së fundit që kanë pasur mbrëmjen e djeshme (11 Janar), e kishte pyetur se çfarë problemi kishte, por klienti i tij i kishte thënë se do ia tregonte kur të takoheshin fizikisht.

“Po kërkonte me çdo kusht të shkonte tek gjykata sot, kishte diçka që donte të shkonte në gjykatë”, deklaroi përfaqësuesi ligjor i 68-vjeçarit.

Avokati theksoi se nuk kishte asnjë provë për akuzat e ngritura ndaj tij nga bashkëjetuesja, e cila sipas Ndue Pjetrës, ishte me probleme të shëndetin mendor dhe kishte tentuar të vriste veten duke pirë ilaçe. Sipas avokatit, ajo është detyruar nga familjarët e saj të bënte denoncimet, pasi donin me çdo kush ta martonin me Ilia Drinin.

Ai tha se në një bisedë me klientin e ndjerë, rreth dy muaj më parë, ky i fundit i kishte thënë se “duan të më martojnë, të më marrin pasurinë”.

Avokati Ndue Pjetra: “Ajo vuante nga një sëmundje mendore, merrte mjekim tek 5-sa. Kishte probleme shëndetësore dhe e bënin të pamundur vazhdimin e bashkëjetesës me klientit tim. Çuditërisht familjarët e vajzës pretendonin dhe mundoheshin me çdo kusht ta martonin, që të bëhej një celebrim.

Ai nuk pranonte celebrimin, i kërkova organeve të hetuesisë që të shikonin komunikimet e fundit të klientit tim për faktin se ai kishte një hall të madh që vinte, pasi e dinte që data e gjyqit ishte me 1 shkurt.

Por kërkonte me çdo kusht të shkonte tek gjykata sot, kishte diçka që donte të shkonte në gjykatë.

Në gjykatat tona nëse diçka s’bëhet shembull nuk marrim masa. Ai ishte në ambientet e Gjykatës Penale të Tiranës. Sapo ka hyrë aty ka pyetur për datën e gjyqit që ta kishte te fiksuar.

Ajo i ka thënë që nuk e ke sot datën e gjyqit. Klienti është shokuar në atë moment sepse do ta ketë pasur një problem, ka pasur një hall që e ka detyruar të shkonte në gjykatë.

I thashë në bisedën e fundit mbrëmë në telefon, që çfarë problemi Ke. Më tha do të ta tregoj kur të takohemi fizikisht.

Punonjësit e gjykatës thanë se ai është ulur në karrige dhe në atë moment është rrëzuar në tokë, kaq. Ambulanca erdhi shpejt, por ishte e shkruajtur që të vdiste në gjykatën e Tiranës.

Ka vdekur menjëherë pasi ka folur me punonjësit e gjykatës, sapo i kanë thënë që nuk e ke datën sot, është ulur në karrige dhe ka vdekur.

Ka rënë poshtë akuza për përndjekje, por ai shkonte e vizitonte për shkak të gjendjes së saj. Ai nuk donte ta ekspozonte situatën e saj, mundohej ta duronte. Këmbëngulnin familjarët e saj të bënin atë veprim. Akuza ndaj tij ishte shkaktim vetëvrasje, ajo pinte ilaçe. Çiftin kishim mbi 5-6 vite që bashkëjetonin në Tiranë.

Në gusht 2020 nuk kanë bashkëjetuar, që në momentin kur ajo e denoncoi. Prokuroria e Tiranës të nisë hetimet, kishte hall që donte të më takonte. Ai jetonte i vetëm pas ndarjes nga bashkëjetuesja.

Seanca paraprake do të mbahej më 1 shkurt. Ajo ka dashur të vrasë veten, ka pirë ilaçe, klienti im pasi i ka dhënë ndihmën e parë, e ka marrë dhe e ka dërguar në spital duke i shpëtuar jetën.

Kryente veprime jo normale nga sëmundja që kishte. Por kishte familjen mbi kokë që e detyronte të ndërmerrte këto veprime.

I ndjeri më thoshte për vëllezërit e saj, që ata e detyronin. Dosja ka 3 vite që qëndron në sirtar.

Dy muaj më parë erdhi dhe më tha që duan të më martojnë, të marrin pasurinë.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: DOKUMENTI – PD me zyrë brenda ndërtesës, Bashkia Shkodër i kërkon subjektit politik lirimin e saj pasi i nevojitet…
Artikull pas: Ndërron jetë papritur në moshë shumë të re, KOKSH jep lajmin për vdekjen e këshilltarit të vet 53- vjeçar…

TË FUNDIT

geshtenja pjekura 2025
  • Aktualitet

KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato…

ShkodraWeb 9 November, 2025
arrestim pranga
  • Aktualitet

Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë

ShkodraWeb 9 November, 2025
policia rrugore 2024
  • Aktualitet

Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë

ShkodraWeb 9 November, 2025

TË FUNDIT

  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
  • EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra… 9 November, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet trupi i pajetë i një 65- vjeçari, policia jep informacionet e para… 9 November, 2025
  • ZGJEDHJET E PJESSHME – Mbi 334 mijë shqiptarë votojnë për 5 bashki, 13 kandidatë në garë… 9 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 9 nëntor 2025… 9 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 9 nëntor 2025… 9 November, 2025
  • “Jam Mysliman”, ateisti i deklaruar , shkrimtari Ben Blushi, provokon me titullin e librit të tij më të ri… 8 November, 2025
  • VIDEO – Vllaznia mund Dinamon në një ndeshje të vështirë, vendos Balaj ndërsa heroi është Pohls… 8 November, 2025
  • Parandalohet një rast i gjuetisë së paligjshme në Shkodër, kapen 3 armë gjahu, municion dhe radio… 8 November, 2025
  • Aksident në mes të Shkodrës, makina përplaset me motorin, përfundon në spital 19- vjeçari… 8 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

geshtenja pjekura 2025
  • Aktualitet

KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato…

ShkodraWeb 9 November, 2025
arrestim pranga
  • Aktualitet

Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë

ShkodraWeb 9 November, 2025
policia rrugore 2024
  • Aktualitet

Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë

ShkodraWeb 9 November, 2025
minuta fundit 2025
  • Aktualitet

EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra…

ShkodraWeb 9 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.