Ndonëse është në arrati dhe me një urdhër arresti nga pas, Agim Kajmaku kërkon lirinë. Ish-kreu i bashkisë Vorë i shkarkuar nga KQZ pasi shkeli ligjin e dekriminalizimit ka apeluar masën e sigurisë “arrest me burg” të vendosur nga gjykata. Masa u dha në mungesë, ndërsa policia vijon ende kërkimet për gjetjen e ish-zyrtarit socialist.
Ndërkohë, i merret celulari nënkryetarit të Bashkisë së Vorës, Gentian Picari. Ky i fundit është emëruar në postin e nënkryetarit nga ish- kryebashkiaku i shkarkuar Agim Kajmaku, ditet e fundit te detyres.
KQZ e shkarkoi Kajmakun për shkak se Prokuroria arriti te vërtetonte se ai ka qenë i arrestuar dhe dënuar në Greqi për falsifikim parash. Agim Kajmaku është shpallur në kërkim prej disa ditësh, por nuk dihet vendndodhja e tij.
Pasi KQZ e shkarkoi, Kajmaku u zbulua se ai vetë kishte shkarkuar dy nënkryetarët e bashkisë, duke emëruar në këtë post vetëm Gentian Picarin. Ky i fundit ka bërë kërkesë ne Prokurori që t’i rikthehet celulari.