““Prokurorë e gjykatës të korruptuar…”, të burgosurit e Fushë- Krujës peticion Ministrisë së Drejtësisë…

Të dënuarit e burgut në Fushë Krujë kanë firmosur sot një peticion drejtuar Ministrisë së Drejtësisë lidhur me vendimet e dhëna në proceset gjyqësore ndaj tyre. Ata akuzojnë prokurorët e gjyqtarët që kanë ndjekur rastet, se kanë kërkuar dhe dhënë dënime maksimale, për veprën e kryer dhe jo aq sa kërkon ligji. Ne peticionin e tyre nder te tjera thuhet:

“Ne të burgosurit e burgut të Fushë Krujës i drejtohemi Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me shqetësimin tonë dhe të familjeve tona, për padrejtësitë që kemi ndeshur gjatë viteve me proceset gjyqësore, kur në shumicën e rasteve prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar na kanë kërkuar dhe dhënë maksimumet e dënimeve për veprën që kemi kryer dhe nuk na kanë dënuar për aq sa parashikon ligjit. Për këtë arsye i kërkojmë Ministrisë së Drejtësisë dhe qeverisë dhënien e një amnistie të përgjithshme 3-vjecare për të na lehtësuar sado pak ne dhe familjet tona” – thuhet në peticionin e firmosur nga të dënuarit e burgut në Fushë Krujë, i cili më poshtë mban emrat dhe firmat e tyre.