Sipas Berishës një arsye e kësaj përplasje me Kryemadhin mund të jetë për “cherchez la femme”, që do të thotë se shkaku është për një femër. Për ish-kryeministrin, Kryemadhi mund t’i ketë prishur punë eurodeputetit me një femër dhe për këtë arsye ai reagoi ashpër ditën e sotme.
Këto deklarata Berisha i bëri në emisionin “360 Gradë” në “Ora News”.
Berisha: Knut gaboi. Së pari nuk i takon atij të përdor formula siç i thotë Edi Rama. Së dyti, gossipi është gossip dhe tani nga darka fliste për “shershe la femme”. Ai dëshpërim që shtyu atë në urrejtje personale ndaj Monikës, gojët e liga thonë se ajo mund t’i ketë prishur diku punë.
Zheji: Mos është fjala për ndonjë ish-ambasadore?
Berisha: Nuk e di! Nuk shkoj aq thellë. Unë them që nuk bëri mirë që i tha ato. Jam i bindur që i nderuari deputet, po t’i gjykonte sonte, do t’i hiqte ato që tha ndaj një zonje, që është kryetare partie.