Një i ri është plagosur rëndë në një aksident rrugor në Mesmal të Korçës.
“Jemi njoftuar se në fshatin Mesmal, është përmbysur një mjet tip ‘IFA’ i ngarkuar me lëndë drusore, me drejtues mjeti shtetasin K.H, 25 vjeç, banues në Mesmal dhe pasagjer vëllain e tij shtetasin N.H, rreth 20 vjeç. Për pasojë është dëmtuar ky i fundit, i cili aktualisht ndodhet në Spital nën kujdesin intensiv të mjekëve. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, bënë me dije burime zyrtare nga policia lokale./panorama/