Një aksident me vdekje ka ndodhur në Pogradec rreth orës 21. Viktima është Vasil Mujo, rreth 41 vjeç, referuar burimeve nga policia lokale.
Në një njoftimi paraprak për ngjarjen, Policia zbardhi edhe detajet e para të aksidentit.
“Në aksin rrugor Pogradec-Lin, mjeti tip ‘Volkswagen’ me targa AA 714 KO, me drejtues shtetasin Aleksandër Seitllari, 24 vjeç, ka aksidentuar shtetasin V.M, rreth 41 vjeç, banues në Buçimas, i cili drejtonte një motoçikletë”.
41-vjeçari, pas mbërritjes në Spitalin e Pogradecit, ka ndërruar jetë, sipas të njëjtave burime.
Ndërkaq, Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Një grup hetimor është ngritur dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./panorama/