Kreu i shtetit, Ilir Meta ka kerkuar edhe sot bashkëpunimin e palëve politike në vend në funksion të integrimit dhe celjes se negociatave me BE.
Duke folur nga Pusteci, gjate vizites se sotme, Meta eshte pyetur lidhur me tri vendet skeptike, Franca, Holanda dhe Danimarka, per hapjen e negociatave.
Mesazhi i Metes
Unë besoj se janë të gjitha mundësitë që vendi ynë të ketë sukses duke marrë një mesazh pozitiv. Këshilli i vendeve anëtare të BE-së në mbështetje të rekomandimit pozitiv të KE-së dhe për këtë të gjithë duhet të punojmë të angazhohemi për mirë, për pritshmeritë jo vetëm të partnerëve tanë por edhe të këshilltarëve në mënyrën më të përgjegjshme dhe bashkëpunuese, jashtë çdo fryme konfliktuale dhe përjashtimi artificial./panorama/