Lidhur me aksidentin e sotëm në afërsi të Radio Shkodrës, ku u përfshi edhe një makinë e Policisë Bashkiake, ka reaguar edhe kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale.
“Gjatë paradites së sotme, një nga makinat e Policisë Bashkiake gjatë shërbimit është përfshirë në një aksident në qendër të qytetit. Autoritetet përgjegjëse, Policia e Qarkullimit Rrugor kanë kryer veprimet e nevojshme dhe do të procedojnë sipas rregullave në fuqi. Nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale dhe dyshimet e para janë për gabim njerëzor.”, shkruan Beci duke publikuar edhe një foto.
Ky reagim shënon një risi absolute të reagimit të një kryebashkiaku, në një rast kur një automjet në pronësi të bashkisë që drejton, përfshihet në një aksident. Përgjithësisht, edhe në raste të ngjashme më herët, nuk ka patur asnjë reagim, pa folur edhe për raste që janë fshehur totalisht nga sytë e publikut.