
“Pritjes së ëmbël” po i vjen fundi. Së shpejti Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të jenë prindër të një vajze, fëmija i tyre i parë, vijim i një historie që vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së showbiz- it shqiptar.
Moderatorja Tito kishte paralajmëruar se në prag të lindjes së vajzës, do të jenë në Shqipëri familja e saj që jeton në Itali por edhe Agjelina, vjehrra e saj, nëna e Luiz Ejllit.
Ditën e sotme, Luizi dhe Kiara kanë qenë në Shkodër, pikërisht në Shirokë. Ata kanë shpërndarë një video por në qendër duket se nuk janë ata. Vëmendja është përqendruar tek Angjelina.
Zonja, e cila do të bëhet gjyshe sërish së shpejti, ka mbërritur në Shqipëri nga SHBA për të qenë pranë djalit dhe nuses së tij në këtë moment shumë të rëndësishëm të jetës së tyre. Dhe është zgjedhur pikërisht Shiroka, vendi i preferuar i Angjelinës, duke bërë personazh në video edhe personin që i përgatit gjithmonë ushqimin asaj.