Presidenti Ilir Meta ka konfirmuar se zgjedhjet e pjesshme vendore do mbahen në 6 bashki. Datat e mundshme janë 27 shkurt ose 6 mars i këtij viti. Për mediat ai ka treguar edhe arsyen pse kishte ftuar sot per konsultime kryetarin e grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe jo partite politike.
“S’ka pasur asnjë ftesë të tillë për PS si PS se do i bëhej o kryetarit të partisë që ka dhe shumë angazhime të tjera të rendësishme ose sekretarit të përgjithshëm të partisë. Ka pasur një kërkesë informale le të themi por dhe zyrtare le ta quajmë nuk u bë kiameti por s’ka qenë ftesë zyrtare për një konsultë me kryetarin e shumicës në Kuvend që është zoti Balla meqenëse kemi pasur disa dilema të interpretimit të ligjit apo procedurave për datën e zgjedhjeve”, theksoi kreu i shtetit.
“Në rast se unë do kisha bërë ftesa për partitë kuptohet që duhet të ishim drejtuar gjithë forcave politike. S’ka pasur asnjë ftesë të tillë për PS si PS se do i bëhej o kryetarit të partisë që ka dhe shumë angazhime të tjera të rendësishme ose sekretarit të përgjithshëm të partisë.
Ka pasur një kërkesë informale le të themi por dhe zyrtare le ta quajmë nuk u bë kiameti por s’ka qenë ftesë zyrtare për një konsultë me kryetarin e shumicës në Kuvend që është zoti Balla meqenëse kemi pasur disa dilema të interpretimit të ligjit apo procedurave për datën e zgjedhjeve.
Qëllim i ka qenë që brenda afateve, s’ka të bëjë me kandidatët e forcat por dhe me përgatitjen b KQZ për administrimin e procesit, se bëhet fjalë për 6 njësi që nisin në Theth e përfundojnë në Lushnje.
Konsultimi kryesor përvecse me ligjin dhe institucionet zyrtare që kanë kthyer përgjigje, e sot Gjykata Kushtetuese do na dërgojë dhe besoj se duhet të jepja një sqarim me zotin Balla si përfaqësues i shumicës në Kuvend për një mendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Celibashi që cdo ditë më shumë kohë për KQZ do ishte ndihmuese”, tha Meta.
VAKANCAT NË BASHKI: Valdrin Pjetri, Shkodra, për shkak të dekriminalizimit; Valbona Sako, Durrës, për shkak të dorëheqjes; Agim Kajmaku, Vorë, për shkak të dekriminalizimit; DionisImeraj, Dibër, kandidoi për deputet; Haxhi Memolla, Rrogozhinë, ndahet nga jeta; Fatos Tushe, Lushnjë, u mor i pandehur nga SPAK për korrupsion.