Nga Besi BEKTESHI
Shkarkimi i drejtorit të përgjithshëm të policisë ose njeriut që me “guxim” negocioi ( ai vetë me një mafioz) si “përfaqësues i shtetit” për tu dorëzuar një i akuzuar i madh i shtetit, erdhi mbas qindra krimeve dhe sidomos tre prej tyre kohët e fundit! Ra një ministër rendi nga posti dhe jo drejtori kur polici shtetit shqiptar vriste “për qejf ose pse ishte fyer rëndë nga që nuk e kapte dot” një të pafajshëm në “Pandemi” dhe policia shtetit gënjente se i vrari kishte pasur pistoletë!
Po gënjente paturpësisht. Iku një gjeneral që deshi të bënte rendin (ligjin, ja merrte mendja) në Shqipëri, por jo drejtori që kishte përgjegjësi! Dëshmori i fundit me drejtorin e shkarkuar ishte ai që vritej pothuaj në mënyrë të pabesushme, banale groteske nga një i ri mbasi në afërsi të Lezhës ( në pyll me kamera të shumta) po pastronin një parcelë vetëm tre vetë! Në dyshim të madh dhe pa u zbardhur të rregullave dhe protokolleve! Në një veprim policor gati bashibozukësh që denoncon për afërsinë me kamerat dhe qytetin parcelat që lejoheshin të rritesh kanabisi dhe pastaj parcelistët bëheshin “nervoz” ( nuk dihet pse) se pse po ju prisesheshin!
Vrasjet në Elbasan dhe njerzit që “si të kërkuar që vazhdojnë” të jenë në qarkullim dhe policia i lejon. U shkarkua drejtoi i përgjithshëm i një policie që nuk kontrollon territorin e Shqipërisë! Ministri Çuçi në mbledhjen e një komisioni pyetet nga deputeti Baçi kështu: Përfitoj nga rasti që jemi me Ministrin e Brendshëm ta pyes për një lajm që po qarkullon në media mbi shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë Ardi Veliu. Megjithëse nga kryeministri varet ajo punë, mund t‘iu pyes a është i vërtetë lajmi apo jo? Kurse Bledi Çuçi i thotë kështu: Do e merrni vesh në momentin e duhur.
Kur t‘i mbaroj kandili! Në Vermosh një “planer i vogël” tipikisht transporti droge që nuk çon më shumës e 200 deri 300 kg, me sa duket ngarkohet më shumë dhe nuk arrin të ngrihet në ajër e mbetet aty, por asnjë namë apo nishan për identitet e njerve që sigurisht nuk ishin “turistë” sepse përndryshe do të rrinin aty! Ministrit Çuçi nuk i pëlqenin fjalët se një pjesë e policisë që ai ka në varësi punon për këtë “industri” dhe se ka drejtorë dhe kryepolicë që pikërisht këtë gjë kanë në “sulm pune” të tyre dhe jo mbrojtjen e qytetarit apo shërbimin ndaj shtetit! Çuçi nuk ju ka bërë vetingun, sepse do të gjejë pastaj policë me shtëpi katër katëshe dhe luks apo pasuri marramëndese me rrogë 400 euro!
Nguten dhe shpallin dëshmërë por asnjëherë nuk filloi reforma në polici për ta ndarë atë nga krimi dhe bashkëpunimi me baronët dhe kriminelët e drogës, që nga parcelistët deri te policët e korruptuar që i bëjnë shërbim pikërisht trafikut dhe korrje mbjelljeve të kanabisit. Çuçi thotë “kur ti mbarohet vaji i kandilit” por tashmë kush nuk e di që merret me këtë punë si në gazetari apo dhe që i ka në lagje policët e korruptuar që janë shërbëtorë të krimit në Shqipëri. Atyre ju ka mbaruar prej kohësh vaji i kandilit, por vazhdojnë me vajin e lejuar kontrabandë ose me vetdije të pushtetit të sotëm! Ose akoma më keq “ky vaj” lejohet nga frika e pasurisë dhe egërsisë së madhe të atyre kandilëve kundra shtetit ligjor dhe kundra qytetarit normal shqiptar!
Jo, është toleruar drejtori në fjalë me gjithë skandalet në polici, por janë bindur shumica e njerzve se ai vaji i tij, ka fuqinë lidhur me ministrinë dhe kryeministrinë. Ju ka mbaruar vaji i kandilit një dore drejtorësh dhe vetëm po riciklohen, duke pusar në destabilitet të madh vendin në mungesë të kontrollit dhe deviacion të punës së policisë. Policët poshtë të ndershmit dhe të varfërit, kanë frikë të bëjnë detyrën, sepse i dënon shtetari korruptuar dhe po ashtu miku i tij trafikant e parcelaxhi kanabisi. Ju bie më mirë të vendosen nën shërbim parcelistësh që shesin mend me pasurinë dhe makinat e lluksit, prostituat që mbajnë dhe luksin e shfrenuar që bëjnë si jetë dhe arrogancën kujdo në rrugë dhe vetë në polici. Jo thonë, janë fjalë të ekzagjeruara kur pjesa më e madhe e njerzve e dinë në lëkurën e tyre këtë bashkim të trafikut dhe krimit me punonjësit e korruptuar sa nga qejfi dhe halli me policët që tashmë nuk kanë rrugë tjetër, por të kthehen kundër shtetit.
Tani ministri Çuçi ka bërë mirë që e shkarkoi të pa shkarkueshmin. Nuk bëri gabimin që bëri dikur njeriu me skrupuj, por që fajin e kishte se ngatërroi ushtrinë me policinë ose gjeneral Lleshi. Çuçi në fund të fundit ruajti rradhën e veprimeve në një marrëzi me rendin dhe kontrollin e tij në Shqipëri. Do shohim. Këtu do jemi! Kushedi nuk vazhdojmë si në batutën – nga shiu në breshër! Policia ësht[ë pjesa tjetër më në vështirësi mbas drejtësisë. Sepse nuk mund të ndodhte ndryshe! Nuk mund të kemi ose kishim, drejtësi të korruptuar dhe polici ( të ndershme) të mirë. E sigurisht, ky problem nuk zgjidhet as me një drejtor dhe as me dhjetë drejtorë policie, por me operacion të thellë që fatkeqësisht nuk ka se kush ta kryejë!