Me nismën “Merr pjesë, Shprehu, Vendos!” për nxitjen e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në proceset e buxhetimit me pjesëmarrje zbatuar nga Rrjeti “Sot për të Ardhmen” mbështetur nga UN Women dhe në kuadrin e procesit në vijim të konsultimit publik të Bashkisë Malësi e Madhe.
Kryebashkiaku Tonin Marinaj theksoi mes të tjerash bashkëveprimin për rritjen e informimit dhe angazhimit publik dhe rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të grupeve të grave dhe vajzave për të diskutuar mbi nevojat dhe prioritetet lokale.
Në këtë prizëm, u adresuan nga znj. Fabiola Laço, përfaqësuese e Rrjetit disa prej nevojave dhe prioriteve të identifikuara nga gratë dhe vajzat gjatë takimeve të zhvilluara në qytetin e Koplikut dhe në Njësinë Administrative Tamarë. /Publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Bashkisë Malësi e Madhe/