Moti për ditën e mërkurë, 22 shtator 2021, do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje lokale në zonat linore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 11/24°C
Zona e ulët 14/28°C
Zona bregdetare 18/28 °C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari