Shkruan në Facebook Edona Bilali, Ministre Shteti për Mbështetjen e Sipërmarrjes: E lumtur që takimin e parë si Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes e realizova me përfaqësuesit e shoqatave më të rëndësishme që operojnë në vendin tonë.
U njoha konkretisht me kontributin e secilës, si dhe me punën e bërë deri më tani nga parardhësi Eduard Shalsi me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit.
Është nder, privilegj dhe përgjegjësi për mua të vijoj më tej këtë bashkëpunim për të forcuar akoma më shumë urat e komunikimit me bizneset.