Pronari i një servisi është plagosur me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në vendin e quajtur “Qafa e Gjashtës” në Sarandë.
Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Pellumb Sejdi, 51 vjeç, i cili ka marrë plagë në kokë. Ai u dërgua menjëherë në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me një person tjetër për arsye ende të paqarta. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.