Nga Sytki NDRECA
Kurdoherë në çdo shkrim apo postim timin kur zanafillë ka qënë historia jonë e kam shprehur me të madhe që nuk jam historian e as publicist por thjesht si një malësorë që duke hedhur të zezën mbi të bardhë përpiqem të jap aq sa di e aq sa mundem. Unë shkruaj e flas me zemër e kur më udhëheqë mendja e shëndoshtë nuk më dridhet as dora e nuk më nguron as goja për të promovuar kudo e kurdo trevën time e tonën Malësi e Madhe.
Sveva Casati Madignani shkruan: “Mjerë ajo trevë, ku përpiqen t’ ia përçmojnë historinë e sajë për ti lartësuar me çdo çmim injorancën pseudointelektuale” dhe është ndoshta një profeci që mund të përzgjidhet e ti përshtatet më së miri atyre që me apo pa atribute kërkojnë vërtetë të prodhojnë pseudovlera artificiale për të bërë emër të pashkruar në hartën pseudohistoriane malësore e më gjërë.
Martin Luter King shprehet në mes të ngjarjeve me rëndësi për Amerikën: “Jeta jonë fillon të mbarojë ditën kur heshtim përballë gjërave që kanë rëndësi për të sotmen e të ardhmen e brezave” ndaj në këtë përngutje të memoralizimit vend e pa vend të të ashtëquajturit “respekt ndaj të rënëve e prodhim historie” nuk bëjmë gjë tjetër përveç se përçmojmë gjakun e tyre dhe krijojmë artifice që nxisin antikulturë në traditën e vlerësimeve shekullore e pse jo dhe mijëravjeçare që brezat e djeshëm na i lanë për të sotmen e ne duhet tua përcjellim qelibarë atyre që vijnë nesër.
“Një brez që injoron me vullnetin e tij historinë, nuk ka të shkuar e as të ardhme”, -do na thonte Robert A. Heinlein ndaj unë dua të apeloi tek çdo kush që me e pa vullnet po dojnë të nxisin historitë provinciale e për tua shitur të gjithëve si të vërteta sanksionuese të mbarëtrevës.
Ndoshta ky shkrim i imi mund ti duket kujtdo si një thirrje e përhumbur në fatin e tejdukshëm të të pushtetshmit por siç do më sygjeronte Gulio Cesare Croce: “Kush deshiron të korigjojë të tjerët, duhet të japë shëmbullin i pari” e unë po përpiqem që me të tilla atribute të përçoj mesazhin e tillë që mjaft më me pseudohistori e pseudomonumente, mjaft më me denigrim vlerash e rritje të antivlerave. Malësia e Madhe e ka të shkruar e të “liçensuar” historinë e saj me Heronj e Dëshmorë, me Monumente e Artifakte, me Tradita e Vyrtyte që janë krenari për ne e për mbarë Kombin Shqiptarë.
Janë pikërisht këto përmasa ku lind e përëndon dielli malësorë duke hapur rrezet e saj në mbarë trojet tona të begata e plot sharm e pat’hos mrekullishë. Gjatë një koncerti të madhë sopranoja kanadeze Emma Albani u thotë të pranishmëve: “Nëse nuk dini se çfarë doni, nuk keni se çfarë të kërkoni” duke e përforcuar së tepërmi atë çfarë unë po kërkoj drejtpërdrejt të them në këto rreshta për të cilët kërkoj mirëkuptimin e të gjithëve por jo heshtjen e të gjithëve.