ShkodraWeb ka siguruar foton e Bledar Birçaj, pronarit të lokal “The Boss” në zonën e “Lungomares” në Vlorë, i cili u ekzekutua me mbi 10 plumba mesditën e sotme në rrugën “Hajro Çakëri”.
Ky që shihni në këtë foto është Bledar Birçaj, i cili rezulton se në 13 shkurt 2021, ka hyrë në territorin e Shqipëri nga pika kufitare e Muriqanit në Shkodër.
Për policinë dhe prokurorinë e Vlorës ka dyshime se Birçaj ka qënë në Spanjë.
Në vitin 2011, Bledar Birçaj është arrestuar së bashku me një person tjetër, pasi kanë dashur të eliminojnë Artur Tahiraj.
FOTO