Ka marrë fund para disa orëve shmangia ndaj drejtësisë e një personi. Mësohet se një shtetas nga Kopliku, është arrestuar paradite në qendër të qytetit të Shkodrës. Ai ka qenë duke lëvizur me një mjet volksvagen.
Sipas deshmitarëve në vendngjarje, të cilët raportuan për ShkodraWeb, personi është arrestuar nga efektivë të “Shqiponjave” të Shkodrës. Ndërsa mësohet se personi, i dënuar me vendim gjykate para disa viteve, nuk ka patur sende të kundraligjshme në makinë, nuk ka informacione lidhur me identitetin e tij.
Pritet që Policia e Shkodrës të dalë me një komunikatë lidhur me këtë arrestim në qendëer të qytqtit të Shkodrës.