Nga Musa KURTULAJ
Kandidatët për deputet flasin për programet e përgjithshme të partive dhe asgjë për projektet rajonale. Me përjashtim të ndonjë rasti të rrallë, nuk po i dëgjojmë kandidatet për deputet tu flasin qyetarëve për programe zhvillimi rajonal, por vetëm për programet e përgjithshme të partive që përfaqësojn!
Pra po dëgjojmë për arsimin, taksat, rrogat, shëndetësinë, dixhitalizimin e tjerë, por nuk po dëgjojmë se çfarë projektesh do të zbatohen gjatë 4 viteve të ardhshme në kuadrin rajonal ? Pa këtë vizion rajonal të partive dhe kadidatëve të tyre, si mund të kërkohet vota mbi bazë qarqesh ?!
Secili qark ka problemet e veta dhe njëherësh mundësitë e veta, që do të thotë se edhe programet elektorale mbi këtë bazë duhet të hartohen dhe komunikohen qytetarëve. Më konkretisht, qytetarëve te qarkut të Shkodres gjatë fushatës elektorale duhet tu thuhet se cilat janë projektet që ofrojnë forcat politike për këtë qark në 4 vitet e ardhshme !
Kështu edhe qytetarëve në qarqet e tjera ! Nëse nuk bëhet ky specifikim rajonal, atëherë nuk kemi gje në terezi dhe fushata elektorale këthehet në fushatë demagogjike dhe loje fjalësh ! Nuk janë vitet 1991 – 1992 kur nuk pyeste njeri per programe, por është viti 2021 kur pushteti as nuk mund të mbahet dhe as të fitohet me duar në xhepa ! Zgjedhësit nuk janë budallenjë që të mos e kuptojnë kaq gjë !