Vihet ne pranga autori i dyshuar i ngjarjes se ndodhur me datë 11.10.2020, ku mbetën të plagosur shtetasit Mentor Hasanaj dhe Xhelal Hasanaj.
Arrestohet dhe një shtetas tjeter si bashkëpunëtor.
Nga strukturat hetimore të DVP Shkodër u bë ndalimi i shtetasit Ilirjan Hasanaj 19 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër.
Gjithashtu nga veprimet hetimore u bë ndalimi edhe i bashkëpunëtorit të tij shtetasit Verzan Bajrakurtaj 23 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër
Nën drejtimin e Prokurorisë, Strukturat hetimore të DVP Shkodër vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe qëllimit të ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër per vprime të mëtejshme. /Njoftim i Policisë së Shkodrës/