Prishja e kulles se Prek Calit dhe akordimi i titujve “Qytetar Nderi” per persona qe nuk kane dhene ndonje kontribut te vecante per Malesine e Madhe sipas keshilltareve, ka krijuar debate ne mbledhjen e kesaj te Hene te Keshillit Bashkiak Malesi e Madhe. Keshilltari i PD-se Gjovalin Veshtaj tha se eshte e pavend te diskutohen tituj “Qytetar Nderi” kur figures kryesore se Malesise se Madhe, Prek Cali i shembet kulla. Te njejtin mendim kishte edhe keshilltarja tjeter, Mimoza Rexhvelaj, qe tha se Bashkia Malesi e Madhe duhet ti kerkoje ndjese malesoreve, sepse i ka mbuluar me turp.
Debatet per titujt “Qytetar nderi” ben qe nje pjese e keshilltareve te largoheshin nga mbledhja, ku nga 31 qe duhej te ishin te pranishem mbeten vetem 17. /rozafa.tv/