Edita Shoshi është votuar si sekretare e Këshillit të Qarkut Shkodër. Në mbledhjen e sotme, ajo ka mundur të marrë votat e nevojshme, ndërsa procesi është kryer në masa të forta sigurie për shkak të pandemisë.
Kujtojmë se më herët, kjo kandidaturë nuk u miratua, duke mos marrë votat e nevojshme të antarëve të KQ Shkodër, ku asokohe, nga 18, 6 votuan kundër dhe tre abstenuan, në mbledhjen ku u miratua edhe buxheti i këtij institucioni për vitin 2020. Shoshi pason Gjon Markun, përfaqësues i PD-së, i cili kishte dhënë dorëheqjen prej muajsh.
Edita Shoshi më herët ka mbajtur edhe pozicione të tjera, ku spikat posti i sekretares sël përgjishtme të shoqatës “Intelektualët e rinj- Shpresë” (IRSH) ndërsa mësohet se është arsimuar në nivelin master shkencor për juripsrudencë, për të drejtën civile.