
Qytetarët e Tiranës kanë gjetur mëngjesin e sotëm, në automjetet e tyre një “kartolinë” të veçantë, ku i kërkohej që të kursejnë këto kohë para për të paguar humbjen e gjyqit në Arbitrazh, ndaj biznesmenit italian, Francesko Beccheti.
Në mesazhin e vendosur formë kartoline në shumë makina të kryeqytetit theksohet se “Se këto muaj mos harroni të kurseni! Falë Edi Ramës, secili duhet t’i paguaj 400 euro për Becchetin”.
Ndërkohë që Qeveria shqiptarë do duhet t’i paguaj në total shtetasit italian, 109 milionë euro për shkak të humbjes së gjyqit.