Prokuroria e Përgjithshme ka përmbyllur hetimet për kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj, i cili ka qenë pjesë i gardistëve të “Grupit të Zjárrit” më 21 janar të vitit 2011.
Agron Malaj u akúzua nga Partia Demokratike se ka fshehur një vepër pènale, atë të plágòsjes se një shtetasi me ármè zjárri në vitin 1999.
Asokohe Malaj u dënúa me 10 muaj búrgim vetëm për veprën pènale “ármèmbajtje pa leje”, ndërkohë që për veprën penale të plágòsjes ai nuk është gjykuar, pasi i dëmtuari ka tërhequr padinë.
Demokratët pretenduan se Agron Malaj, kryebashkiak i Matit ishte në shkelje të ligjit të dékrìminalizimit.
Prokuroria ja ka kaluar çështjen për shqyrtim Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që është dhe organi i vetëm kompetent për të vendosur rreth vlefshmërisë së mandatit të të Kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj.
Vetë kryebashkiaku i Matit ka deklaruar në formularin e dékrìminalizimit se është dënuar në vitin 1999 për veprën penale të “ármèmbajtje pa leje”, ndërkohë që nuk dihet se si ky hetim i prokurorisë do interpretohet nga KQZ-ja, që tashme shumicën e saj e përbëjnë anëtarët e maxhorancës së majtë.
Reagimi i PD-së
Gazmend Bardhi ka reaguar pas hetimeve të Prokurorisë, duke e quajtur si fitore të demokratëve.” EDHE NJË KRYEBASHKIAK I PALIGJSHËM MË PAK ✌️ 4 muaj më parë PD, i kërkoi prokurorisë të verifikojë se mandati i kryebashkiakut të emëruar nga Edi Rama në Mat, Agron Malaj, është i paligjshëm.
Pas 4 muajsh zvarritje, prokororia na ka dhënë të drejtë. Kryebashkiakut të paligjshëm të Matit duhet t’i hiqet mandati menjëherë.
Ai është i dënuar për ármèmbajtje pa leje dhe nuk duhet të mbajë më mandatin.
Ligji i dékrìminalizimit e thotë qartë se një person nuk mund të ushtrojë funksione publike me një dënim të tillë, edhe kur vepra pènale deklarohet nga i dënuari, siç është rasti i kryebashkiakut të paligjshëm të Edi Ramës në Mat.
Ai jo vetëm duhet të largohet menjëherë, por me ligjin e dékrìminalizimit ndalohet përjetë për të kandiduar. (Neni 2, pika 1, shkronja “a”)
Shqiptarët nuk e meritojnë të drejtohen nga krìmínelët e Edi Ramës, nga vrásès, tráfikàntë drógè, tráfikàntë vájzash, hajdutë dhe fallsfikatorë.
DISA DETAJE LIGJORE PËR VENDIMIN E PROKURORISË
Prokuroria e Përgjithshme fakton se Agron Malaj është i dënuar për veprën penale të parashikuar në paragrafin e pestë në nenit 278 të Kodit Penal.
Neni 2 i ligjit të dékrìminalizimit përcakton se nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për:
a) kryerjen e veprimeve apo mosveprimeve që përbëjnë vepër pènale, SIPAS NENIT 278 PARAGRAFI I PESTË i Kodit Pénal.
Ligji i dékrìminalizimit për personat që parashikohen në shkronjën “a”, të pikës 1, të nenit 2, të këtij ligji përcakton NDALIM PËR KANDIDIM, ZGJEDHJE APO USHTRIM TË MANDATIT PËR TË GJITHË JETËN”, tha sot Gazmend Bardhi.