Ditët e fundit po konstatohet një rritje e numrit të të infektuarëve me virus në vend. Ditën e sotme u raportuan 36 raste të reja. Shtim ka edhe në Shkodër, ku vetëm dy ditët e fundit, janë shfaqur 10 raste të reja, duke e çuar në 140 numrin total të të infektuarve nga fillimi i pandemisë.
Ditën e sotme, sipas informacionit zyrtar të Komisionit të Mbrojtjes Civile, janë marrë 49 tamponë nga persona të dyshuar me virus. Në fokus janë Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore dhe Poliklinika e Specialisteteve në qytet.
Në dy këto institucione, kanë rezultuar disa persona pozitivë dhe po kryhen analizat për punonjësit e tjerë. Mësohet se nuk janë marrë teste- tampon nga të gjithë punonjësit e kjo duket disi e çuditëshme.
Ndërkohë, në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ka dy persona të tjerë të dushuar që po ndiqen sipas protokollit, ndërsa janë paraqitur në urgjencë 24 orët e fundit 67 persona. /ShkodraWeb Media/