Presidenti Amerikan Donald Trump ka njoftuar pak më parë se do të ndërpresë marrëdhëniet e tij me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe shkak për këtë është menaxhimi i epidemisë së të korona virusit.
Duke folur nga ‘Rose Garden’, Trump tha se sjellja e keqe e Kinës është e njohur në të gjithë botën, duke shtuar se Pekini ka përfituar nga Shtetet e Bashkuara gjatë dekadave.
Trump fájësòi “keqpërdorimin e qeverisë kineze” për përhapjen e korona virusit. Dhe për këtë fájëson OBSH-në.
“Ne ia bëmë me dije reformat që duhet të ndërmerrte, por OBSH refuzoi të vepronte. Për këtë arsye ne sot i japim fund marrëdhënies sonë me OBSH dhe fondet që ishin caktuar për të do të drejtohen në vende të tjera të botës ku ka nevoja emergjente për shëndetin publik. Bota ka nevojë të marrë përgjigje nga Kina për korona virusin. Duhet transparencë”, deklaroi Trump.