Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh të fortë publik lidhur me ndalimet e personave në protestën kundër prishjes së Teatrit Kombëtar, të cilët kanë dalë sot para “togave të zeza” për masën e sigurisë. Mesazhi i kreut të shtetit ka qenë i qartë dhe i drejtpërdrejtë duke kërkuar lirimin e të gjithëve.
POSTIMI I ILIR METËS
Të gjitha ÀRRESTIMET, NDALIMET dhe PROCEDIMET për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë vetëm POLITIKE. Vetë óperacioni për shèmbjen e tij ishte kryevepra e ásgjesimit përfundimtar të çdo ilúzioni për èkzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
LIRONI TË BÙRGOSURIT POLITIKË NË SHQIPËRINË E 2020!