Aty ku vetëm katër ditë më parë qëndronte godina e Teatrit Kombëtar, nuk ka mbetur asgjë veç rrënójave, një vinçi që pastron vendin dhe njerëzve kuriozë që shkrepin fotot e fundit.
Në agim të 17 majit, fadrómat hodhën poshtë ndërtesën e Teatrit, ndërsa artistë e aktivistë të shumtë u përplasën dhúnshëm me policinë, në mbrojtje të godinës.
Kanë qenë të shumtë zërat kundër këtij vendimi të qeverisë e bashkisë, ndërsa Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka thënë se do të vijojë protestat, ku ajo e radhës pritet të mbahet sot rreth orës 17:30.