Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka dale kete mengjes me nje tjeter thirrje per bashkimin e shqiptareve me 2 mars ne Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Teksa ndan me shqetesim lajmin se Shqiperia ka hyre serish ne listen gri te pastrimit te parave, Meta fton shqiptaret ne beselidhjen e 2 marsit.
“Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim. Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin”- shkruan Meta ne nje reagim ne faqen e tij ne Facebook.
Reagimi i Presidentit
Të dashur qytetarë! Asnjë habi për hapat pas që Shqipëria ka bërë edhe në këtë drejtim. Ndaj në 2 mars të gjithë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese, për të rivendosur sistemin e llogaridhënies publike në çdo nivel vendor dhe qendror, në të gjithë vendin.
Shqipëria nuk do të jetë më lavatriçe e pastrimit të parave të organizatës ndërkombëtare.
Bashkë për Kushtetutën! Bashkë për Shqipërinë! ??