Sektori i arsimit duket se do përballet një valë ndyshimesh sidomos në Shkodër. Nga sa mësohet nga burime pranë Drejtorisë Rajonale të Arsimit, ndryshimet do ketë në drejtuesit e shkollave. Ende nuk dihet se cili është motivimi i ndryshimit të këtyre drejtuesve të cilët sa herë ndryshohen qeveritë ndryshohen në varësi edhe të preferencave politike. Por një gjë është e qartë, urdhëri duket se është dhënë dhe se nje pjesë e mirë e drejtorëve të shkollave të Shkodrës tashmë janë pajtuar me vendimin dhe se pritete vetëm shkresa zyrtare e shkarkimit të tyre.
Një problematikë tjetër që përballët arsimi në Shkodër është edhe mungesa e orëve të mësimit për mësuesit, e ndërsa nuk dihet ende si do menaxhohet kjo situatë. Pasi është vetë ky institucion që këto veprime ja ka lënë në dorë drejtuesve actual të shkollave në bazë të numrit të nxënsve. Zvoglimi i numrit të nxënësve në disa shkolla ka ardhur për shkak të trafikut të nxënësve nga lagjet e ndryshme të Shkodrës, ndërsa disa shkolla kanë mbingareksë nxënësish. Nuk dihet si do procedohet ndërsa të hënën nis rregullisht mësimi për sistemin parauniversitar në gjithë republiken.
Problem kryesor për DAR Shkodër mbetet plotësimi i mësuesve me vendim definitive për plotësimin me orë mësimi, ndërsa jo pak amulli ka shkaktuar edhe tek stafi mësimor edhe lajmi për ndryshimin e drejtuesve të shkollave. /rozafa.tv/